Plazh në maj, Vlora e populluar me pushues

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Pamjet nga qyteti bregdetar i Vlorës, ngjajnë sot jo me një dite të zakonshme fillim maji, por me pikun e një sezoni turistik. Moti i ngrohtë dhe temperaturat e larta, kanë bërë që qytetarë dhe turistë të shumtë të shijojnë ndryshe paraditen e sotme në Vlorë.
Grupe të mëdha të rinjsh, familjarë, fëmijë e të moshuar kanë shijuar sot qytetin bregdetar, mes aktiviteteve, lojërave dhe motit të ngrohtë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga grupet e turistëve dhe qytetarëve, të cilët kanë zgjedhur Vlorën për të pushuar këtë fundjavë.
Mes shëtitjeve përgjatë Lungomares së Vlorës, kafeneve buzë detit dhe lojëra të ndryshme, duket se ky fillim maji ngjan me një sezon turistik në pikun e tij.
Vlora, qyteti ku kryqëzohet detit Adriatik dhe Jon, ofron jo vetëm turizëm detar, por edhe malor, si dhe atë të aventurës.
Po ashtu, pjesë e ofertës turistike janë muzetë, kultura, kulinaria, tradita e ruajtur dhe promovuar me mjaft kujdes.
Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët ende vijojnë të udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.
/e.i/