E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada amerikane prezanton sfidën Freedom 250K: Përshkojmë nëpër peizazhet mahnitëse të Shqipërisë

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Me rastin e Javës Amerikane 2026, e cila mbahet nga data 3 deri me 9 maj, ambasada amerikane në Tiranë ka lançuar sfidën sportive “Freedom 250K”, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e një nisme që promovon aktivitetin fizik dhe frymën e komunitetit.

Kjo sfidë synon përshkimin e 250 kilometrave nëpër rrugët dhe peizazhet mahnitëse të Shqipërisë, përmes aktiviteteve si vrapimi, ecja apo çiklizmi.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane çdo kilometër ka rëndësi për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët

“Së bashku, po festojmë frymën e lirisë dhe komunitetit, duke nderuar nisjen e Javës Amerikane 2026 dhe duke çuar më tej nismën Freedom 250 dhe atë që ajo përfaqëson: triumfin e shpirtit amerikan”, thekson Ambasada amerikane.

Gjithashtu, Ambasada amerikane fton qytetarët që të bëhen pjesë e fushatës në rrjetet sociale duke ndarë foto, video të shkurtra apo edhe “Strava Art”.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›