Plazh në tetor, fundjava popullon bregdetin e Lezhës

Ndonëse jemi në vjeshtë, përgjatë vijes bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune ka ende shumë pushues. Disa kanë ardhur për të kaluar fundjaven e të tjere kanë zgjedhur të pushojnë në këtë periudhe.
Favorizuar nga moti i ngrohte me diell, pushuesit thonë se vjeshta është një periudhe e mire për të bërë plazh, ndërsa vlersojnë maksimalisht bregdetin e Shëngjinit. “Shumë mirë, uji është i ngrohtë, pritja dhe njerëzit shumë mire, çdo gjë është perfekt“, shprehen pushuesit.
Ndonëse sezoni turistik është mbylluar zyrtarisht, pushteti vendor dhe biznesi vendas në Shëngjin vijojnë të ofrojnë shërbime, e kjo do të vijojë për sa kohë kjo zonë turistike do të jetë e frekuentuar nga vizitor e pushues.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/