Plazhi i Beshtovës, i pushtuar nga ndotja e lumenjve dhe plehrat
por ndërtimi i rrugës së re do ta fusë atë së shpejti në listën e destinacioneve turistike. Për të pastruar këtë zonë punuan të dielën anëtarë të korpusit të vullnetarëve me të cilët u bashkuan edhe nëpunës dhe drejtues të pushtetit vendor. Kreu i komunës që administron këtë zonë, Sinan Shala, i drejtohet pikërisht kolegëve të tij. I bëj apel të gjithë pushteteve vendore që të krijojnë edhe ato vende grumbullimi të mbeturinave, tha Shala. I bashkuar me vullnetaret nënprefekti i Kavajës kërkon bashkëpunimin e pushtetit vendor me shoqërinë për ruajtjen e mjedisit. Me vullnetarët u bashkuan edhe të rinj që studiojnë jashtë vendit tyre, të cilët dinë tashmë shumë mirë se edukata qytetare është një resort po aq i madh sa ai që na ka dhuruar natyra. Qindra thasë me mbeturina u larguan nga kjo zonë, tashmë e pastruar. Përmes kësaj pune, këta vullnetarë apelojnë pranë pushtetit dhe vetë qytetarëve për të mbajtur pastër jo vetëm zonat turistike.
Dhuna në familje bashkon ministritë, masa të forta për fenomenin
Dhuna në familje si dhe problemet e tjera me bazë gjinore në vend vazhdojnë të jenë problematike. Në një takim kombëtar për zbatimin e masave ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare strukturat përkatëse kanë tërhequr vëmendjen se duhet një bashkëpunim edhe më i madh ndaj të gjithë aktorëve të interesit për të luftuar këtë fenomen. Por ky problem shqetësues i ka bazat dhe tek vetë shoqëria shqiptare. Këtë e dëshmojnë dhe shifrat e një studimi më të fundit, të cilat bëhen publike nga zv/ministrja e Punës, Filloreta Kodra.Vetë gratë në disa raste, siç del edhe nga një studim i bërë kohët e fundit 31% e grave dhe 36% e burrave e konsiderojnë dhunën në familje si një fenomen i cili e ka një arsye, e ka një bazë. Pra, shoqërisë shqiptare, por në radhë të parë shtetit dhe strukturave të ngarkuara me këtë qëllim i duhet që të punojnë duke filluar që nga edukimi tha Kodra. Parandalimi i dhunës me bazë gjinore, mbrojtja dhe ndihma që i duhet dhënë viktimave, është nga përgjegjësitë kryesore të strukturave përkatëse. Kështu muajt e fundit janë trajnuar rreth 800 punonjës të personelit shëndetësor, ndërkohë që deri në fund të 2010, parashikohen mbi 1000 të tjerë.Është përfundimi i 800 të trajnuarve për herë të parë për çështjet e dhunës gjinore. Është një nga problemet shumë sensitive, delikate e cila ka përbërë një ngarkesë të papëlqyeshme për shoqërinë shqiptare. Bën që më në fund ky problem të përballet me ato parametra që përballet në gjithë Evropën e qytetëruar tha ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Nga të dhënat e studimit të fundit, raportohet se rastet më të shpeshta të dhunës në familje janë në ato që kanë probleme ekonomike apo pjesëtarët e saj nuk kanë arsimin e duhur.
Fluks emigrantësh në kufi për pushime, preferenca plazhet shqiptare
Sezoni turistik ka tërhequr mijëra emigrantë drejt vendit tonë. Një pjesë e emigrantëve shqiptarë kane zgjedhur qe pushimet verore ti kalojnë në vend duke preferuar plazhet shqiptare, pavarësisht nga kushtet që ofrohen dhe çmimet. Muaji korrik pritet të shënojë një rritje të turistëve që vijnë nga vende të ndryshme përmes pikave kufitare. Krahas emigrantëve dhe shumë turistëve të huaj kanë vendosur të kalojnë pushimet në vendin tonë. Ditët e fundit numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet verore, është rritur në pikën kufitare të Kapshticës. Burime nga pikëkalimi i kësaj zone bëjnë të ditur se vetëm gjatë kësaj jave së kanë hyrë në vend 700 persona dhe 280 automjete, ndërsa pritet që në ditët në vijim të shtohet më shumë numri i atyre që vijnë në qytetet e lindjes.