Plazhi i Dhermiut ende ne top liste per pushime

Dhërmiu mbetet edhe këtë verë ndër më të preferuarit. Fundjava ka mbushur fshatin turistik mes tyre edhe të huaj . Ky çift nga Kalifornia mendon se Shqipëria ka plazhet më të bukura ndaj ka zgjedhur të pushojë këtu.
Ndërsa për vendasit pastërtia e plazhit dhe qetësia janë arsyet që i sjellin në këtë zonë.
Ditët në vazhdim pritet një rritje e numrit të turistëve që vijnë në Shqipëri ndaj edhe porti i Vlorës ka shtuar një traget me kapacitet më të madh.
Numri i hyrje daljeve javën e fundit në portin e Jugut është rreth 2000 pasagjerë dhe 140 automjete .