E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne protestat ne Peru

Me qindra studentë janë mbledhur sërish në shesh në Lima për të protestuar kundër reformave të reja që prekin arsimin e lartë dhe që janë propozuar nga qeveria. Sipas këtyre reformave kushtet për regjistrimin në universitete do të jenë edhe më të ashpra duke privuar në këtë mënyrë shumë të rinj që të bëhen pjesë e arsimimit të lartë. Protesta e nisur fillimisht në formën e një manifestimi paqësor ka degjeneruar në përplasje të dhunshme mes studentëve dhe forcave të policisë. Çdo gjë ka ndodhur para parlamentit të vendit të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Raportohen me dhjetëra të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›