E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish informaticieni Edward Snowden

Venezuela ka hapur dyert e saj për Eduard Snouden. Nikolas Maduro deklaroi se i ka ofruar një azil humanitar protagonistit të Datagate, për ta mbrojtur nga ajo që ai cilëson si një persekutim nga një nga qeveritë më të mëdha në botë ajo e shteteve të bashkuara të a,erikës. Por tashmë janë tre vendet e Amerikës Jugore që janë të gatshëm të presin në vendin e tyre Snouden i cili është bllokuar prej 13 ditësh në aeroportin e Moskës. Pas presidentit të Bolivisë Evo Morales, edhe ai i Nikaraguas Ortega i ka ofruar mbrojtje. Cështja Snouden ka tensionuar dhe marrëdhëniet mes Europës dhe Amerikës Latine. Bolivia vazhdon të kërkojë shpjegime për ndalesën që iu bë avionit të presidentit Morales në Vienë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›