E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Divjakes rritet numri i pushuesve

Këtë sezon veror është shtuar numri i pushuesve që frekunetojne plazhin e Divjakes. Pastertia e brezit ranor, plazhi publik ne te gjithe gjatesine e tij duke lejuar pushuesit te qendrojne aty pa paguar, si dhe ndalimi i hedhjes se mbeturinave ne lumin Shkumbin kane bere qe plazhi i Divjakes te jete nje destinacion i pelqyer per pushuesit kryesisht familjare.

Kete vit bashkia e Divjakes ka vendosur edhe banjo publike prane plazhit, si dhe eshte kujdesur per pastrimin e tij. Pushuesit thone se jane mjaft te kenaqur me pastertine dhe sherbimet.

Bashkia e Divjakes ka kontraktuar disa kompani qe organizojne aktivitete te ndryshme kulturore e sportive per te gjithe pushuesit. Mbrëmjen e së martës, ne sheshin kryesor te qytetit u organizua nje koncert festiv, i cili u ndoq nga qindra pushues, te cilet kaluan disa ore nen ritmin e muzikes se kengetareve me ne ze te skenes shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›