E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Të bëhet kujdes me defiçitin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka paralajmëruar se duhet të bëhet kujdes me defiçitin publik.

Në një konferencë për shtyp guvernatori Fullani pasi bëri një përmbledhje të ecurisë ekonomike në vend theksoi se defiçiti duhet kontrolluar dhe mbajtur në parametrat sa më të shëndetshme.

"Duke ndjekur me vëmendje ecurinë ekonomike në vend Banka Shqiptare thekson se politika fiskale duhet të bëjë kujdes për kontrollin e deficitit" theksoi Fullani.

Sipas tij rishikimi i buxhetit për vitin 2010 duhet të bëhet në bazë të një plani realist të të ardhurave duke marrë masa reale dhe kontroll të nivelit të buxhetit.

Ndërkohë për sa i përket marrjes së borxhit të brendshëm nga qeveria Fullani ka theksuar se BSH-ja është i mendimit se për të marrë borxh është më mirë të drejtohet tregut të jashtëm për t'i lënë më shumë hapësira tregut të brendshëm për kreditim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›