Shkarkohet rektori i Universitetit të Tetovës
Universiteti Shtetëror i Tetovës, prej të enjten nga institucion arsimor është shndërruar në arenë të përplasjeve politike mes partive shqiptare në pushtet dhe opozitë. Arsyeja qëndron në vendimin e Ministrit të Arsimit për të shkarkuar Rektorin Agim Vela me pretekst se në punën e deritanishme të këtij institucioni janë shënuar shpërdorime të mëdha financiare dhe arsimore.
Mirëpo sipas Partisë Demokratike Shqiptare në opozitë dhe Rektorit të deritanishëm Agim Vela, vendimi i Ministrisë së Arsimit ka prapavijë politike. Ata kanë mohuar legjitimitetin e këtij vendimi. Kryetari i Demokracisë së re Imer Selmani ka paralajmëruar ankimim të këtij vendimi të ministrisë deri në Gjykatën Kushtetuese. Vendimin e Ministrisë së Arsimit e kanë arsyetauar Rektori i sapoemëruar Agron Reka dhe Bashkimi Demomkrartik për Integrim, Partia Shqiptare në pushtet. Ata kanë vlerësuar se një vendim i këtillë ka qenë i domosdoshëm, për të ndërprerë shpërdorimet, që sipas tyre janë bërë në këtë Universitet.
Kjo nuk është hera e parë që Universiteti i vetëm shtetëror i shqiptarëve në Maqedoni, të jetë në fokusin e përplasjeve mes partive politike shqiptare. Të njejtin skenar USHT e përjetoi edhe në vitin 2006, mirëpo atëherë në pushtet ishte Partia Demokratike Shqiptare, kurse Bashkimi Demokratik për Integrim ishte në opozitë.