Plazhi i Durrësit, shteti dhe qytetaria
Jam i sapokthyer nga plazhi i Durrësit dhe kjo ndodh pas shkrimit “Plazhi i Durrësit, uji dhe “kuçedra”, të botuar më 8 korrik po në “Standard”, i cili ka hasur në shumë reagime dhe komente lexuesish në forume të ndryshme “on line”.
Pa dyshim nuk i heq asnjë germë atij shkrimi në raport me zhvillimin marramendës të këtij plazhi i cili në këta muajt e fundit ka pritur më shumë se kurrë vizitorë turistë nga Kosova, Maqedonia dhe pa dyshim gjithë Shqipëria e më gjerë.
Më duhet gjithashtu të them se mungesa e ujit të pijshëm në shtëpitë e banorëve dhe vizitorëve të shumtë në këndvështrimin tim personal është parë si një nga problemet themelore të këtij zhvillimi që për nga ana tjetër është për t’u komplimentuar pa mëdyshje. Pa dyshim duhet shtuar se të gjithë këtë zhvillim e kam parë kryesisht si kontribut të iniciativës të lirë të individit dhe jo të kontributit partiak të grupimeve politike të caktuara.
Kontributin politik e kam parë vetëm në planin shtetëror i cili është i përhershëm, pavarësisht se kush është në pushtet apo opozitë. Shteti është rregullatori i raporteve midis qytetarit, shoqërisë dhe organizimeve private dhe shoqërore-politike.
Nëse shteti nuk funksionon, më të dëmtuarit janë gjithmonë vetëm qytetarët të cilët parimisht zgjedhin nga kush duan të drejtohen të cilët kanë përgjegjësinë kryesore. Në qytetin e Durrësit për këto dy legjislatura lokale rezulton që qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike, qeverisen nga e majta dhe përgjegjësia kryesore politike bie mbi ta...
Plazhi i Durrësit përtej zhvillimit marramendës
Sot në të gjithë plazhin e Durrësit sheh një unifikim të çuditshëm dhe pa rregulla të shkruara të të gjithë territorit të shfrytëzueshëm turistik pranë detit Adriatik! Ndonëse ligji përcakton pjesën publike të këtij plazhi, aty mund të shohësh vetëm sektorë privatë të unifikuar dhe pa asnjë rregull qytetar për t’u zbatuar!
Vetëm rreth 5% e gjithë këtij plazhi të stërmadh është publike, por për fat të keq, ndryshimi midis pjesës publike dhe asaj private, me përjashtime të caktuara është inekzistent. E thënë më thjesht, i vetmi ndryshim është se në pjesën private ka shezlong dhe çadra dielli të vendosura nga “pronarët” e këtyre plazheve të cilët marrin për këtë shërbim 300 lekë të reja.
Në pjesën publike qytetarët i sjellin me vete çadrat e diellit dhe nuk paguajnë asgjë, por përtej kësaj (me përjashtime të caktuara aty ku ka edhe hotele luksoze) papastërtia është e njëjtë ngado! Koshat e mbeturinave mungojnë pothuajse kudo dhe një aktor tjetër qe e rëndon këtë panoramë konsiston në faktin se në këtë plazh (për arsye krejt praktike të kuptueshme) pjesa më e madhe e këtyre turistëve, pavarësisht gjeografisë shumë të gjerë, janë me prejardhje rurale si nga Shqipëria, Kosova, ashtu edhe Maqedonia.
Një pjesë e mirë e tyre aty ku rri, ha, pi, hedh mbeturinat, flet me zë të lartë, luan futboll fare pranë fëmijëve të vegjël duke rrezikuar edhe jetën e tyre madje dhe askush nga autoritetet nuk denjon të kërkojë rregull!
Çfarë duhet bërë për të pasur më shumë qytetari?
Pa dyshim që ky plazh rezulton i mbipopulluar nga turistët kryesisht shqiptarë të shteteve të ndryshme rajonale të cilët kanë vendosur të shpenzojnë kursimet e tyre në bregdetin e Adriatikut.
Të ardhurat financiare them (apriori) se duhet të jenë marramendëse dhe këtë e vërteton edhe zhvillimi i përvitshëm progresiv i ndërtesave pafund dhe urbanistikës përkatëse. Këtë e vërteton edhe mirëqenia progresivisht më e mirë e vetë qytetarëve durrsakë si të plazhit, ashtu edhe të qytetit.
Por, a duhet që edhe vetë bregdeti të shfaqë më shumë organizim institucional që atyre, por edhe neve të vetë Shqipërisë, përveç se të na ofrohet thjesht bregdeti, të na ofrohet më shumë organizim shtetëror dhe si rrjedhim, më shumë qytetari?
Besoj se si në rastin e ujit të pijshëm ashtu edhe në këtë hapësirë, duhet vetëm organizim institucional dhe racional. Mundësia ime si qytetari “X” i këtyre qindra mijërave pushuesve arrin deri në publikimin e këtij artikulli!
Mundësia e qytetarit numër 1 të këtij qyteti është shumë më e madhe. Ai, kryetari i bashkisë së këtij qyteti, i ka të gjitha mundësitë dhe kompetencat që t’u imponohet këtyre bizneseve me rregulla të arsyeshme dhe të zbatueshme.
Ndoshta më mirë se të kërkonte që të zbatohen raportet midis plazheve publike me ato private, ai duhet t’u kërkojë këtyre të fundit të zbatojnë disa rregulla si për shembull: përcaktimin e vendosjes dhe detyrimin përkatës për koshat e mbeturinave, grumbullimin e tyre në vende të caktuara dhe orë të caktuara, detyrimin për ruajtjen e jetës së pushuesve për zonat e zëna nga shezlongjet e tyre; vendosjen e pikave të rrezikshme në det etj.
Bashkia e qytetit vetëm pastron plazhin e Durrësit në mëngjes herët nëpërmjet shumë punonjësve me fshesë dore dhe në darkë vonë duke mbledhur me kamionë të vjetër mbeturinat e lëna dhe të mbledhura në vende ku të munden dhe ata që munden...!
Kjo është shumë pak për sa është votuar ky pushtet politik dhe administrativ dhe të ardhurat financiare që duhet të thithë vetë bashkia nga ky zhvillim marramendës. Të paktën tashmë do të duhej që të ishin instaluar banjot publike për të mos lejuar që akoma deti të mbetej si një “hale gjigande” ku të gjithë...