E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teknologji amerikane për të kursyer 10-15% karburantin



Në një kohë kur çmimi i naftës është bërë shqetësues për të gjithë poseduesit e makinave, teknologjia amerikane vjen në ndihmë të konsumatorit shqiptar, të paktën për të kursyer përdorimin e këtij produkti. Mjafton instalimi i një aparati të posaçëm në makinë dhe menjëherë do të arrihet të kursehet rreth 10 apo 15 për qind karburanti i përdorur.

Një kompani shqiptare së fundi, ofron një mundësi më shumë për kursimin e karburanteve dhe mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet hidrokarbure, që janë rritur akoma më shumë në këto ditë të nxehta vere. Produktet më të reja amerikane në fushën e kursimit energjitik dhe ruajtjen e mjedisit, kryesisht në fushën e karburanteve, i ka futur në Shqipëri distributori ndërkombëtar "Gefir Technology" sh.p.k. Produkti më i ri ka si veçanti ekskluzive aparatin "FIR Fuel Activator technology USA", i njohur në të gjithë botën, që përmes rrezatimit me "Infra të Kuqe" në hidrokarburet kursen 10-15% karburant, rrit fuqinë motorike dhe ul ndikimin në mjedis nga gazrat e shkarkimit me 40%.

Ky aparat futet në të gjithë motorët me djegie të brendshme, si benzinë, Diesel, Gaz, GPL, Metan, në të gjitha llojet e automjeteve, si vetura, kamionë, ekskavatorë, makinat bujqësorë, të ndërtimit, barkat e lundrimit, gjeneratorët elektrikë etj. Ky aparat, i certifikuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA, tashmë është prezantuar në të gjithë botën. Aparati "FIR Fuel Activator technology USA", përveç kursimit 10-15%, ofron një nivel të uljes së gazrave ndotëse nga Diesel deri në 40%, rrit rendimentin dhe performancën e motorit etj. Mjaftojnë vetëm 100 litra karburant për të mbushur serbatorin dhe kursehen 10 litra. Aparati me çmim 70 euro vetëshlyhet nga autoveturat për 2 muaj, për veturat personale për 6 muaj, për kamionët TIR, 1-2 muaj etj.

Në Shqipëri këtë teknologji të re e kanë marrë disa prej kompanive më të mëdha të transportit, si "Shega Trans", Parku i autobusëve urbanë në Vlorë, shoqëria “LUNA” etj. Ky produkt ka filluar të tregtohet dhe në vendet e rajonit, si në Greqi, Maqedoni, Bullgari etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›