E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plazhi i Shëngjinit/ Problem papastërtia, ndotja nga pushuesit

Pastërtia e plazheve shqiptare mbetet një sfidë, sidomos kur janë vetë pushuesit ata të cilët nuk ndërgjegjësohen.

Plazhet e Lezhës renditen ndër bregdetet e bukura dhe të pastra të Shqipërisë, por sërish shfaqet fenomeni i ndotjes kudo me mbeturina.

Në pikun e sezonit turistik dhe kur numri i pushuesve është i lartë, mbajtja pastër e Shëngjinit është kthyer në sfidë për autoritetet vendore dhe biznesin vendas.

Pushuesit raportohet se ndotin vazhdimisht përgjatë brezit me rërë dhe anës rrugëve, çka e dëshmojnë edhe pamjet nga Rana e Hedhur.

Kjo situatë pranohet nga vetë pushuesit, të cilët thonë se mjedisi ku qëndrojnë duhet të ishte përgjegjësi e të gjithëve.

“Është një problem që mund të zgjidhet shumë kollaj. Po të pastrohej çdo ditë do të ishte shumë më e lehtë. Secili turist, atë që prodhon vetë duhet ta marrë me vete,” thotë një banor.

“Është papastërti e madhe. Njerëzit i hedhin mbeturinat vend pa vend. Kjo është diçka jo e mirë. Duhet kulture tjetër,” shprehet një tjetër.

Bashkia Lezhë në bashkëpunim me biznesin vendas ka nisur të ndërhyjë dy herë në ditë për pastrimin e territorit.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›