E Martë, 3 Nëntor 2026

Plazhi i Shëngjinit/ Pushues të shumtë, mbi 60 për qind nga Kosova

Me rritjen serish te temperaturave, edhe 15-ditëshi i dytë i muajit gusht po shoqërohet me një fluks të madh pushuesish në plazhet e bregdetit të Lezhës.

Shëngjini vijon të mbetet destinacion i preferuar turistik për shqiptarët e Kosovës, të cilët përbëjnë mbi 60 për qind të numrit të përgjithshëm të pushuesve në këtë plazh.

Ata shprehen të kënaqur me plazhin, pishinat, ushqimin cilësor dhe kushtet e akomodimit.

“Po kalojmë shumë mirë. Kushtet, plazhi, pishinat, ushqimi janë shumë në rregull. Shpresoj që të kalojmë deri në fund siç e kemi nisur,” thotë një turiste.

“Jemi nga Kosova, sivjet për pushime në Shqipëri. Po kalojmë mirë shumë. Këtë vend e adhurojmë,” shprehet një turist nga Kosova.

Megjithëse kaloi gjysma e muajit gusht, fluksi i pushuesve e turistëve të huaj në plazhin e bregdetit të Shëngjinit sa vjen dhe po rritet.

Ata mbeten të kënaqur me gjithçfarë u ofrohet në këtë plazh, dhe gjithnjë, edhe pushuesit që vijnë për herë të parë, largohen prej tij me dëshirën për t’u rikthyer sërish.

Gazetar: Rr. Leçaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›