Plazhi i Vainit i pashfrytëzuar, qetësia dhe hapësira e bollshme shton interesin e pushuesve

Plazhi i Vainit në Lezhë, ënde i pashfrytëzuar, është bërë mjaft i preferuar për pushuesit vendas. Hapësira e madhe e tij, me ujë të pastër e rërën kurative është pothuajse i tëri plazh publik, ku pushuesit mund te ngrenë lirisht çadrat e tyre, shpesh duke marre dhe një vakt ushqimi me vete.
Për distancën e shkurtër që ka me qytetin e Lezhës, rrugën e rikonstruktuar dhe mungesën e trafikut, e preferojnë këtë plazh pensionistët dhe njerëzit në nevojë, të cilët nuk e kanë mundësinë për të pronotuar shezlonge.
Ajo që të tërheq vëmendjen ka të bëjë me faktin se në bregdetin e këtij plazhi të apasionuarit e gjuetisë me grep, pa penguar pushuesit, vijnë dhe peshkojnë këtu, thuajse çdo ditë, duke u zbavitur e relaksuar me magjinë qe të krijon ky sport.
Plazhi i Vainit në Lezhë, që shtrihet mes plazhit të Kunës dhe të Tales, me qetësinë që të ofron dhe hapësirën e bollshme për plazh publik, ka shtuar interesin e pushuesve, numri i të cilëve sa vjen dhe po rritet.
/RTSH/