E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodër/ Zonat periferike pa ujë, në pranverë pritet të nisë puna për ndërtimin e ujësjellësave

Prej rreth 8 vitesh banorët që jetojnë në disa lagje periferike të qytetit të Shkodrës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Ndërsa e vetmja mënyre për ta siguruar ujin është ndërtimi i puseve.

Banorët thonë se edhe pse kanë bërë disa herë kërkesa, nuk është bërë asnjë investim, ndërkohë që edhe pse janë pa ujë të pijshëm ato thonë se pushteti vendor nuk harron të marre rregullisht taksën e ujit.

Ndërsa Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër beri të ditur se pranverën e ardhshme do të nisë puna për ndërtimin ujësjellsave që përfshinë zonat problematike

Krahas banorëve edhe komunitetet fetare disa ditë më parë apeluan drejt pushtetit vendor që të marrë masa për furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e zonave periferike.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›