E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Velipojës i mbushur me pushues, hapësira publike dhe rërë kurative

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Plazhi i Velipojës, me një shtrirje prej mbi 14 km, edhe këtë sezon turistik është ndër më të frekuentuarit nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve në Velipojë.

Kryeministri Edi Rama, ndau pamje nga plazhi i Velipojës i mbushur me pushues këtë të dielë korriku.

Velipoja me ujërat e saj kristal dhe rërën e pastër, mbetet një nga perlave natyrore të Shqipërisë.

Ky plazh i gjatë 14 km dhe i gjerë rreth 300 metra rreth 30 km larg Shkodrës kombinon detin, pyjet, lagunat dhe malet, duke krijuar një peizazh unik.

Plazhi njihet për rërën me efektet e saj kurative, ndërsa ofron edhe mundësi për peshkim dhe gjueti, duke e bërë çdo vizitë të veçantë.

Në vitet e fundit, zona është zhvilluar me hotele dhe shtëpi luksoze, duke e kthyer Velipojën në një destinacion modern pushimi për turistët.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›