Plehrat kerkese per referendum prane KQZ-se

Pas protestave të njëpasnjëshme kundër miratimit të ligjit për menaxhimin e mbetjeve, përfaqësuesit e shoqërise civile, kanë nënshkruar një kërkesë, për shfuqizimin e dy neneve të këtij ligji përmes referendumit.
Kjo kërkesë është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të vendosë nëse shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre për lejimin ose jo, të importit të mbetjeve.
“Paraqitëm sot kërkesën tonë zyrtare në mënyrë që populli shqiptar të shprehet nëse është pro apo kundër importit të mbetjeve në Republikën e Shqipërisë. Shpresojmë që KQZ ta marrë në konsideratë dhe të na japë fletët-tip të plotësimit të firmave të qytetarëve të republikës dhe ne Paraqitëm sot kërkesën tonë zyrtare në mënyrë që populli shqiptar të shprehet nëse është pro apo kundër importit të mbetjeve në Republikën e Shqipërisë.
Lavdosh Farruni
Ambientalist menjëherë do të fillojmë që të marrim 50 mijë firmat që nevojiten për këtë referendum”, deklaron ambientalisti, Lavdosh Farruni.
Blendi Kajsiu ka sjellë në vëmendje, korrupsionin e mbetjeve mes Italisë dhe Kinës që është denoncuar këto ditë në mediat e huaja, dhe që mund të prekë shumë shpejt edhe Shqipërinë.
“Kur fenomene të tilla ndodhin mes dy shteteve të largëta, dhe kaq të mëdha sic është Italia dhe Kina, imagjinoni se sa problematike është cështja e importit të mbetjeve për vende të vogla dhe të pambrojtura si Shqipëria. Kjo është një cështje prezente edhe në mediat e huaja dhe një shqetësim edhe për vetë Perëndimin dhe i tillë duhet të jetë edhe për në”, deklaron zoti Kajsiu.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë risjellë në vëmendje vendime të mëparshme të qeverisë të cilat edhe pse janë kontenstuar fort nuk janë shfuqizuar
“Është hera e dytë që vij në këtë godinë, pasi në kemi kërkuar gjashtë vjet më parë referendumin për parkun energjitik. Koha e provoi që ne kishim të drejtë dhe vendimi i KQZ-së për të mos e lejuar referendumin ishte i gabuar”, deklarojnë përfaqësues të shoqërisë civile.
Grupi nismëtar, ka argumentuar të gjitha pikat e këtij ligji, një pjesë e të cilave bie ndesh me Kushtetutën, por edhe me prioritetet e qeverisë për zhvillimin e turizmit.
Nga ana tjetër Shqipëria është një vend që nuk ka as infrastukturën dhe as kapacitetin njerëzor për monitormin e importit të mbetjeve. Importi i plehrave
BE: Nuk ju detyruam për plehrat
Ndotja, Ligji: Kompanite do te mbledhin ambalazhet
Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Ura e Poloskës rrezikon shëmbjen
Ura e Poloskës e cila është e vetmja që mundëson kalimin nga qyteti i Bilishtit në fshatin Miras dhe anasjelltas, rrezikon shëmbjen. Ohër-Strugë-Pogradec, projekti i tragetit, i parealizuar
I premtuar 6 vjet me pare projekti per linjen e tragetit qe do te kalonte ne 3 qytetet e Ohrit, Struges dhe Pogradecit, per te mundesuar edhe zhvillimin e metejshem te turizmit, ende nuk po shkon drejt realizimit. Festat, policia shton kontrollet në fundjavë
Fundjava dhe festat e Nëntorit të shoqëruar nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe plot diell kanë shtuar ndjeshëm numrin e qytetarëve, që kanë preferuar të kalojnë disa orë në bregdet. Shkollat në Gjirokastër, mungon ngrohja
Të gjitha shkollat e qytetit të Gjirokastrës nuk janë furnizuar me bazën materiale të nevojshme për ngrohje. Ngrohja e klasave duhet të fillonte më 15 nëntor prej Qendrës Ekonomike të Bashkisë, por drejtuesit e shkollave thonë se kjo nuk ka ndodhur.
Harresa e baballarëve të kombit
28 nëntor 1912, nga Vlora, shqiptarët thërritën njëzëri emrin e tyre duke i treguar botës mbarë se Shqipëria nuk mund të zhdukej në rrjedhën e kohës. Baballarët e kombit, me në krye Ismail Qemalin, simbol i një populli që refuzoi të përkulej, nënshkruan deklaratën e pavarësisë. Po sot, 99 vjet më pas, si nderohen figurat themeltare të kombit? Reportazhi “Shqipëria Tjetër”, sjell në vëmendje pikërisht këtë.
Lajmet kryesore
Ndahet nga jeta Leka Zogu
Pësoi arrest kardiak që më 25 nëntor
Berisha: Zi për mbretin e shqiptarëve
Reformimi i sistemit zgjedhor
Cmimi i energjisë, kërkohet rritje
Greqi, ekzekutohet shqiptari dhe djali i tij 3-vjeçar