E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane keshilltaret e PS-se Bashkia e kunatit


Kryetari i këshilltarëve socialistë në bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, akuzoi sot kryetarin e bashkise Lulzim Basha, se po abuzon me fondet publike në sherbim të interesave dhe përfitimeve financiare të familjarëve të tij.

"Lulzim Basha vodhi hapur votat e Tiranës. Ai po vjedh hapur paratë e cdo qytetari të Tiranës. Bashkia e kryeqytetit cdo ditë po kthehet nga kryetari i emëruar i asaj, në një vatër dramatike të korrupsionit të familjes së tij. Tashmë kjo quhet më te drejtë nga qytetarët dhe mediat, bashkia e Kunatit, Një kompani e familjarëve të tij, e krijuar vetëm në muajin nëntor, përfitoi miliona lekë që shkuan drejtpërdrejt në përfitim të familjes së tij. Fondet për dekorin e festës së Pavarësisë shkuan direkt në kompanitë private të familjes.

Miliona lekë të nxjerra nga xhepat e qytetarëve të Tiranës bëhen gati të shkojnë në xhepat e familjes së Bashës në festat e fundvitit, përmes ngritjes së një fshati në qendër të kryeqytetit në rrugën "Murat Toptani". Të njëjtat kompani të familjes do të marrin sërish fondet e kryeqytetit, ku prania e sekserit kunat është kudo, me e-mail apo e-mail, fizikisht apo në forma të tjera të hapura, duke vënë në pozita presioni bizneset që ndodhen në vështirësi financiare dhe nuk mund të paguajnë për xhepat e kryetarit të emëruar të bashkisë, apo kudo rreth tij", tha Dalipi.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Reformimi i sistemit zgjedhor
Komisioni i Reformes Zgjedhore zhvilloi sot mbledhjen e parë duke nisur kështu zyrtarisht punën për hartimin e reformës zgjedhore. Komisioni ka tre muaj afat për realizimin e këtij procesi dhe të gjitha palët shprehën besimin në këtë takim për këtë pikë. SOS Saranda!
Endri Xhafo - Saranda është në rrezik! Javën e shkuar, Stefan Çipa kishte një hije të rëndë kur e thoshte këtë; dëshpërimi i tij dukej i sinqertë. Kjo Shqipëri vilajetesh
Skënder Minxhozi - Paradoksalisht, Shqipëria e 28-29 Nëntorit 2011 nuk ngjante dje dhe pardje me një vend që festonte dy festat që personifikojnë unitetin dhe afirmimin e kombit shqiptar. Inspektimi i KLD, 6 gjyqtarë me shkelje
Gjashtë gjyqtare të gjykatave të ndryshme të vendit janë konstatuar me shkelje gjatë një inspektimi të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Delegacioni Europarlamentar për Ballkanin zhvilloi takimin përgatitor informues për zhvillimet e fundit në Shqipëri në kuadër të vizitës zyrtare më 8-9 dhjetor në Tiranë.

Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Leka Zogu
Pësoi arrest kardiak që më 25 nëntor
Berisha: Zi për mbretin e shqiptarëve
Reformimi i sistemit zgjedhor
Cmimi i energjisë, kërkohet rritje
Greqi, ekzekutohet shqiptari dhe djali i tij 3-vjeçar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›