Plehrat zënë hapësirat e braktisura, gjelbërimi në vendgrumbullim (FOTO)
Tiranë- Në fokus të denoncimit të ndotjes sot përmes fotograsisë po sjellim imazhet pranë shkollës Mihal Grameno në kryeqytet.
Siç shihet edhe nga këto dy imazhe ambientët e një shtëpie të braktisur buzë rrugës janë zënë nga mbeturinat. Hapësirës së gjelbër po i zë vendin dita ditës një shesh vendgrumbullimi mbetjesh.
Banorët e zonës në mënyrë të papërgjegjshme lënë qeset me mbeturina buzë rrugës, në këtë hapësirë që shihni në fotografi.
Gazeta online IDEA fton lexuesin e saj të dërgojë në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com imazhe të fiksuara me aparatin tuaj fotografik, por edhe me atë celular.
Ndotja pranë shkollës 'Mihal Grameno'
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 2