E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pllaka përkujtimore me emrin SALI

Share

Nga Kledian Lula

kledianlula@ymail.com

Fillimisht, po përmendim dy fakte:

-Në datën 31 janar 2009, u hoq nga qendra e Shkodrës, monumenti Pesë Heronjtë e Vigut, duke u çuar tek vendi grumbullimit të plehrave të qytetit.  Ky krim historik u bë me urdhër të kryeministrit Sali Berisha, me propozim e këmbëngulje të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

-Afro 2 javë  më parë, kryeministri Sali Berisha deklaroi, se Monumentin e Pavarësisë do ta heq nga Vlora ku është ngritur flamuri dhe do ta ndërtoj në Tiranë.

Mjaftojnë këto dy fakte, për të konfirmuar se në këto 20 vite, në qëndrimet e Sali Berishës, ka një egoizëm ekstrem deri çmendarak, për të denigruar, deformuar, përdhosur, shkatërruar e zhdukur nga historia e shkruar çdo emër, çdo simbol, çdo gjurmë të historisë shqiptare të 100 viteve të fundit, me synim krijimin e KULTIT të tij, për lënien në histori të emrit dhe veprës SALI. Egoizmi i shfrenuar deri në donkishotizëm ekstrem, për të vet-krijuar KULTIN e tij, ka 20 vite që shkon deri në marrëzi të tilla, sa që pas 100 vitesh, kërkon të zhvendos nga Vlora aktin-historik të ngritjes së Flamurit të Pavarësisë, këtë akt që nuk patën guximin ta zhvendosin as pushtuesit italianë e gjerman, as princ VIDI, as mbreti i vet-shpallur Ahmet Zogu, as diktatori Hoxha. Ndërsa SALIU, kërkon ta zhvendos atë në Tiranë, ta ndërtojë me tender ngjitur me portën e PD, për të krijuar Ditë Flamuri e Monument Pavarësie me emrin SALI, për të krijuar KULTIN e mbiemrit të familjes BERISHA në historinë e Shqipërisë. Ndoshta SALIU ka të drejtë që i futet kësaj aventure komike e problematike në qëndrimin ndaj fakteve historike, por tashmë është tepër vonë, mbasi Flamuri i Skënderbeut është ngritur në Vlorë qysh 99 vjet më parë nga patrioti i madh Ismail Qemali dhe nuk mund të ringrihet për egoizëm, me vendim partie e UN personal nga 99-shi anti-shqiptar SALI RAM BERISHA prej VIÇIDOLI. Nuk mund të hiqet Flamuri e Monumenti nga VLORA, mbasi SALIU kërkon të krijojë histori personale me Flamur e Pavarësi, ndërkohë që në prag të këtij 100 vjetori të madh, SALIU shkon duke mbajtur në duar, aktin e turpshëm të copëtimit të Shqipërisë, duke i falur e shitur trojet detare tek të huajt, pas pazaresh anti-kombëtare.

Kur në fakt, ky Flamur Pavarësie dhe Monument Pavarësie e kanë emrin e Ismail Qemalit e patriotë shqiptarë të asaj kohe. Ky emër, ky akt historik, ky monument quhen PAVARËSIA VLORË dhe nuk mund të bëhet PAVARËSIA SALI. Nuk është faji, as Ismail Qemalit, as i Luigj Gurakuqit dhe as Isa Boletinit e patriotëve të tjerë shqiptarë të aktit historik të datës 28 Nëntor 1912, që në ditën e ngritjes së Flamurit në Vlorë, soji dhe gjyshi i SALIUT, as e kishte haberin nga ngritja e Flamurit dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, por thurnin gardhe tokash, mblidhnin gështenja për zahire dimri e kullosnin dhitë në bjeshkë.

Eshtë fakt që SALIU prej 20 vjetësh po rropatet që të krijojë KULT HISTORIK. Ka ndërmarrë psh, aventurën e ndërtimit të 350 hidrocentraleve, për tia kaluar edhe Enverit, që të mos ketë me hidrocentrale ENVER, por elektrifikim SALI. Ka ndërmarrë nismën për të ndërtuar 30 fabrika çimentoje, për të mos pasur me fabrika çimentoje të socializmit, por të kapitalizmit helmues SALI. Ka ndërmarrë nismën për të kthyer Shqipërinë në Kopsht të Botës, që të mos ketë me Shqipëri bahçe me lule të kohës së Enverit. Ka ndërmarrë nismën për të hapur 300 universitete që prodhojnë shkencëtarë master, me qëllimin që në shkolla, ekonomi, ushtri, polici, spitale, kulturë, diplomaci, ekonomi e zyra të mos ketë specialistë të kohës ENVER, por të modelit SALI. Ka zhdukur gjithë bustet, lapidarët, monumentet dhe muzetë e luftës Nacional-Çlirimtare, duke i zëvendësuar me 4300 lapidarë shqiptarësh të vrarë në aksidente, në hasmëri pronash, në prita grabitësish, në krime njerëzore masive nga bizneset e pista e trafiqet, në vrasje opozitarësh, politikanësh, biznesmenësh, deputetësh, e pushtetarësh lokalë etj, etj, etj pa fund!

Nëse SALIU synon të mbetet në histori p.sh, për ngritje flamuri, le të shkojë të ngrejë flamurin grek në kufirin e ri detar jugor, që vendosi pas shitjes së hapësirës detare kombëtare shqiptare, sepse Flamurin Historik e ka ngritur Ismail Qemali në 28 Nëntor 1912, kur shpalli Pavarësinë dhe partizanët në 29 Nëntor 1944. Nëse SALIU, kërkon të mbetet në histori me vepra, pllakate e libra përkujtimor me emrin SALI dhe mbiemrin e sojit BERISHA, le ta bëjë këtë gjë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe Shtetit të Parë Shqiptar, duke vendosur monumente, buste dhe pllakate përkujtimorë, në ato data e vende që lidhen me aktivitetin e tij që nga lindja e deri sot, që është në krye shtetit e të politikës shqiptare. Ja disa propozime që i bëjmë SALIUT për të mbetur në histori:

-Monument përkujtimor me emrin SALI, të ngrihet në VIÇIDOL, me mbishkrimin: – Në këtë fshat, në 15 tetor 1994, plot 44 ditë përpara se të çlirohej Shqipëria, lindi SALI BERISHA, kryeministri që për 20 vite shkatërroi Shqipërinë dhe shiti trojet kombëtare tek të huajt.

-Bust me emrin SALI, të ngrihet tek Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë, me mbishkrimin: – Këtu, SALI BERISHA punoi dhe zhvilloi veprimtari aktive si komunist vigjilent dhe spiun sigurimi për 25 vite me radhë.

-Pllakë përkujtimore me emrin SALI, të ngrihet tek ish-vila e familjes së Enver Hoxhës në Drilon-Pogradec, me mbishkrimin: – Këtu, SALI BERISHA kalonte pushimet verore me familjen e diktatorit, duke vozitur me varkë.

-Pllakë përkujtimore me emrin SALI, të ngrihet tek ish-vila e Enver Hoxhës në Bllokun komunist të diktaturës në Tiranë, me mbishkrimin: – Këtu, SALI BERISHA, hynte si në shtëpinë e vet dhe bisedonte këmbë-kryq pranë oxhakut me familjen e diktatorit Hoxha, për luftën e klasave dhe për luftën kundër imperializmit amerikan.

-Pllakë përkujtimore me emrin SALI, të ngrihet në Burgun e Spaçit, me mbishkrimin: – Këtu, në këtë burg-gijotinë, në vitet 19965-1990 kanë kaluar dënimet politike 48 të përgjuarit, të denoncuarit dhe të dënuarit nga komunisti dhe spiuni vigjilent SALI BERISHA.

-Përmendore me emrin SALI, të ngrihet në Qyteti Studenti, me mbishkrimin: – Këtu, në dhjetor 1990, ish-kupola e diktaturës komuniste dhe sigurimi i shtetit, dërguan me mision SALI BERISHËN, për të manipuluar dhe uzurpuar drejtimin e lëvizjes anti-komuniste të studentëve.

-Monument me emrin SALI, të ngrihet në hyrje të PD, me mbishkrimin: – Këtu, komandoi SALI BERISHA, njeriu që në 12 dhjetor 1990, nën përkujdesjen e sigurimit të shtetit, uzurpoi me prapaskena drejtimin e PD, prej të cilës largoi me dhunë e intriga gjithë themeluesit e kësaj partie.

-Pllakë përkujtimore me emrin SALI, të ngrihet në hyrje të Presidencës, me mbishkrimin: – Këtu, për 5 vitet 1992-1997, qëndroi si president, ish-komunisti SALI BERISHA, që e çoi Shqipërinë në luftë civile dhe zjarr.

-Pllaka përkujtimore me emrin SALI, të ngrihen në sheshet qendrore të qy

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›