Plori i jep fund përgatitjeve, ndaj Pogradecit, me 4-4-2
Trajneri i Burrelit, Elvis Plori, tha se kanë përfunduar përgatitjet e ekipit matjan për ndeshjen që luhet sot në Liri Ballabani ndaj Pogradecit. Po ashtu, Bashkia e Burrelit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e takimit. Stadiumi është brenda të gjitha parametrave të kërkuar, ndërkohë që policia lokale dhe ajo bashkiake do të jenë në krye të detyrës në mënyrë që ndeshja të jetë sa më shumë normale.
Megjithëse Plori përmend 11 lojtarët e mundshëm të formacionit bazë, ai thotë se, ndoshta vetëm pak minuta para përballjes, mund të ketë surpriza, teksa mund të aktivizohen të tjerë lojtarë.Ka shumë mundësi që sot Burreli të luajë me Haxhiun, Kaloshin, Hotajn, Muratin, Matën, Kolën, Tafën, Mllugjën, Stiven, Erkoçeviçin dhe Pepanj. Plori shprehet se pritet që ndeshja të jetë e fortë dhe se nuk do të mungojë rivaliteti dhe spektakli në lojë. Ai ftoi tifozët e Burrelit ta mbështesin ekipin e tyre nga fillimi deri në fund të ndeshjes, pasi ka shumë rëndësi fitorja e këtij takimi të parë në Liri Ballabani