Katanec paralajmëron: Shqiptarët sulmojnë
Numri një i bankinës sllovene: Duhet të bëjmë kujdes, jemi përgatitur mirë
Në prag të ndeshjes eleminatore ndaj kuqezinjve të De Biazit, trajneri i Sllovenisë Zreçko ka dalë në konferencën për shtyp dhe u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të luajnë mirë dhe të mos bëjnë gabime sepse Shqipëria është një ekip që mund ti surprizojë. Kampi slloven është përgatitur mirë, por do të mundojnë disa lojtarë kryesorë për ekipin.
Dëmtohet Iliçiç
Një nga yjet e skuadrës sllovene është në pikëpyetje për ndeshjen e sotme pasi ka marrë një goditje në kyçin e këmbës. Gjendja e tij duhet riparë nëse do të zbresë apo jo në fushë ndaj ekipit tonë kombëtar. Djemtë janë stërvitur shumë mirë. Ata janë të gatshëm dhe të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë. I Vetmi shqetësim për ne mbetet gjendja e mesfushorit Iliçiç, por do të shohim nëse do të rikuperohet për sot apo jo, tha Katanec. Ky mund të jetë një lajm shumë i mirë për teknikun De Biazi pasi do të thotë më pak rrezikshmëri tek kundërshtari.
Formacioni
Nuk ka më dilema, prandaj numri një i Sllovenisë ka vendosur për formacionin që do të zbresë në fushën e lojës ndaj Shqipërsië. Ai duhet të vuajë mungesën e Boshtjan Sezar i cili me shumë mundësi nuk ia del për të qenë prezent. Duhet të zëvendësojmë një lojtar të rëndësishëm për ne, tha Katanec. Në këtë pikë, dy ekipet janë barazim për sa i përket mungesave sepse edhe tek kuqezinjtë do të mungojë një prej lojtarëve më të rëndësishëm si Mërgim Mavraj. Handanoviç do të jetë në portë, ndërsa në mbrojtje Jokiç, Kelhar, Iliç dhe Breçko. Mesi i fushës do të përbëhet nga Birsa, Kurtiç, Kempl, Kirm, Khrin dhe i vetëm në sulm do të jetë Novakoviç.
Vlerësime për Shqipërinë
Katanec ka vlerësuar maksimalisht ekipin kombëtar shqiptar duke thënë se sulmojnë shumë dhe janë të fortë fizikisht. Ekipi i De Biazit është shumë i fortë, prandaj duhet punë për ta mundur. Pavarësisht se thuhet që janë ekip mbrojtës, ata dinë shumë mirë edhe të sulmojnë. E kam parë në çdo ndeshje dhe Shqipëria sulmon me nga katër ose pesë futbollistë, tha Katanec. Megjithatë ai ka shtuar gjithashtu se ekipi slloven është shumë i përgatitur për të bërë maksimumin dhe për të fituar pikë nga kjo ndeshje.
