Fierze-Koman, tragetet lehtesojne qarkullimin
TROPOJË- Kushtet e keqia atmosferike kane sjelle probleme edhe ne tragetet qe kryejne lundrime ne liqenin e Fierzes. Diten e djeshme dy tragete kane udhetuar nga Fierza ne Koman me mbi 100 mjete, duke lehtesuar qarkullimin ne kete zone. Trashesia e bores ka bllokuar zonen e Qafe Malit ne Kukes, duke sjelle emergjencen e levizjes ne liqen me mjete lundruese. Brenda tre oreve eshte bere e mundur te zhbllokohet situata sipas nenprefektit te Kukesit, Syl Smajlaj. "Deri tani nuk ka asnje problem ne lidhje me furnizimin e popullates me mallra ushqimore. Kjo edhe per faktin se tregtaret e kesaj zone kane nisur ritualin e furnizimit me mallra te konsumit te perditshem ne tregun e Gjakoves", tha ai. Nderkohe qe rreshjet e debores vazhdojne pa nderprerje dhe trashesia e debores ne zonen e Valbones, te Lekbibajt, Rragamit, Padeshit, ne fshatra te Margegajt ka arritur ne mbi 1,2 meter. "Ne kushtet e vazhdimit te rreshjeve te debores po synohet mbajtja hapur e akseve rrugore Bajram Curri-Krume, Qafe Morine-Bajram Curri- Fierze dhe Fierze-Qafe Mali, ku jane perqendruar 3 mjete borepastruese", shpjegoi Smajlaj.