Fushë Krujë-Lezhë/ Aksident, vdes i riu

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Fushë Krujë-Lezhë. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur 3 km larg Fushë Krujës afër një pike karburanti në fshatin Lush.
Makina ku udhëtonte një i ri me të fejuarën e tij ëshë përplasur me një eskavatortë parkuar dhe për pasojë i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa është plagosur e fejuara e tij.
Nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaqet e vërteta të aksidentit fatal. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.