Fushe Kruje, 37 vjecari vritet pas nje sherri banal
TIRANE- Një krim i rëndë ka tronditur mesnatën e së dielës duke u gdhirë e hëna në qytetin e Fushë Krujës. Një 37 vjecar është qëlluar për vdekje me pistoletë. Artan Elezi është emri i viktimës, ndërkohë që policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet për vrasjen. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur para një lokali në qendër të qytetit pas një sherri banal mes viktimës dhe 30 vjecarit Skerdilajd Sala për të cilin policia ka nisur menjëherë hetimet. Pas krimit 30 vjecari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.(s.g/balkanweb)