Plagosja në Shënkoll, MD shkarkon drejtorin dhe gardianët e burgut
Tiranë- Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra kreun e Burgut së Shënkollit Valentin Mirin së bashku me stafin e sigurisë dhe ka kërkuar hetim të ngjarjes së ndodhur dje në ambientët e burgut ku mbeti i plagosur ish-kryekomuanri i Rrethinës, Kleves Muja.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në burgun e Lezhës ku një i dënuar u sulmua nga një tjetër, Ministri i Drejtësisë z.Eduard Halimi ka urdhëruar menjëherë hetimin e ngjarjes së rëndë nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve. Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar sot pezullimin nga detyra të Drejtorit të Burgut të Lezhës,Valentin Miri si dhe pezullimin nga detyra të gjithë ekipit të sigurisë së burgut duke filluar nga shefi i policisë Besim Rama si dhe punonjësit e shërbimit Pjerin Marku, Artur Mera, Bujar Kasmi, deri në përfundim të hetimit nga strukturat përkatëse- thuhet në njoftimin e MD-së.
Ish-kryekomunari i Rrethinës, që prej disa ditësh është ndaluar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike u plagos dje në ambientët e burgut të Shënkollit në Lezhë. Klevis Muja është qëlluar me mjete të forta, kaçavidë, në pjesën e fytit nga një i burgosur gjatë së kohës së ajrosjes. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se Muja dhe autori i plagosjes Xheladin Kruja, i cili vuan dënimin më 12 vjet burg për vrasje, kanë pasur një konflikt të hershëm mes tyre.
Dy ditë më parë gjykata vendosi se ish-kryekomunari Muja do të qëndrojë në arrest për 40 ditë. Kjo është masa e sigurisë që ka marrë Gjykata e Shkallës se Parë Shkodër pasi e konsideruar të ligjshëm arrestimin e kryetarit të Komunës Rrethina, nën akuzën Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike.
Pak ditë më parë policia e Shkodrës vuri në pranga kryetarin e komunës Rrethina Klevis Muja. Kryekomunari është shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë në Itali dhe arrestimi është bërë për llogari të drejtësisë së shtetit fqinj. Muja ishte kryetar i kësaj komune që prej datës 8 Maj të vitit 2011 ku kandidoi për Partinë Socialiste. Ai gjithashtu ishte anëtar i Asamblesë Kombëtare në këtë parti. Po ashtu 38- vjeçari kishte 1 vit në këtë detyrë.
/IDEA/