Plumbat për “të fortin” e Tropojës për hakmarrje
07/02/2011 CV-ja e Filip Gjeloshit 1997-2006
TIRANË- Një hakmarrje e vjetër ndaj Filip Gjeloshit, nga ato që vetëm atij mund t’i rezervohej, dyshohet si shkaku i plagosjes së rëndë të tij. Lajmi mësohet nga burime pranë grupit të ekspertëve të policisë, që po heton ngjarjen e rëndë, të ndodhur dy ditë më parë rreth orës 20.00 në rrugën “Siri Kodra” të kryeqytetit. Gjeloshi që njihet si një ndër të fortët e Tropojës ka rënë në pritë parmbrëmë në afërsi të shtëpisë së tij. Ndaj 38-vjeçarit Gjeloshi është shtënë nga një makinë, pak minuta pasi ishte çuar nga tavolina në lokalin e tij dhe po kthehej tek rrugica e shtëpisë. Një plumb mësohet ta ketë marrë në krah, ndërsa policia bën me dije se është qëlluar të paktën pesë herë me pistoletë. Nga policia bëhet e ditur se është qëlluar nga një distancë jo e afërt e për pasojë ka mundur t’i shpëtojë plumbave ndonëse është tentuar eliminimi i tij. Policia bën të ditur se ende nuk ka pista të qarta, por mësohet se një prej tyre është ajo e hakmarrjes. Momentalisht i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku po u nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale, teksa mjekët shprehen se plagët në trup janë të rënda, ndonëse po bëhet gjithçka për t’i shpëtuar jetën. CV-ja e skedës policore është e mbushur plot me ngjarje të rënda. Qëkur ishte 20 vjeç, Filip Gjeloshi u akuzua se në Lekbibaj kishte kryer një vrasje, por mbetet ende akuzë e paprovuar. U kap nga forcat speciale më 30 shtator 1997, pas trazirave të marsit të atij viti. Vite më vonë, më 27 gusht 2004, Gjeloshi, ish i dënuar më parë për disa krime të rënda, u arrestua nga forcat e antiterrorit në “Allias” Tiranë. Shoku i ngushtë i Zani Çaushit u akuzua për tentativë vrasjeje në vitin 2003 të komshiut të tij, Shpëtim Beqiri, elektricisti me të cilin pati konflikt për mungesën e energjisë elektrike. Kur vuante dënimin në burgun 302, u plagos me thikë nga shoku i ngushtë i Gazmend Brakës, Eduard Ymeri. Gjithsesi në vitin 2005 u shpall i pafajshëm. Pak muaj më vonë, në të njëjtin vit, në lagjen “Allias” Gjeloshi hap zjarr në banesën e Kujtim Përshpalit e më pas largohet. Në 2006-ën i rezistoi me armë për orë të tëra përballjes me RENEA-n në një shpellë në Lekbibaj.