E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolin Jaka, edhe 4 vjet në krye të DHTI-së

07/02/2011  Zgjedhjet e Dhomës së Tregtisë

Nikolin Jaka është rizgjedhur në krye të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë edhe për katër vitet në vazhdim. Jaka rifitoi të drejtën për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm të biznesit shqiptar pas procesit zgjedhor të Asamblesë, Kryesisë, kryetarit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe të Komisionin e Auditimit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë zhvilloi zgjedhjet gjatë dy ditëve të fundit edhe për forumet drejtuese të saj për katër vitet e ardhshme. Anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë votuan gjatë datës 5 shkurt për asamblenë e re të këtij institucioni. Nga ky votim dolën 69 anëtarët e rinj të Asamblesë. Ndërkaq dje u votua për kryesinë e re të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Kryetarin dhe Komisionin e Audititimit. Në këtë proces morën pjesë 57 anëtarë të Asamblesë nga ku votuan 53 prej tyre. Nga ky proces doli kryesia e re e Dhomës së Tregtisë e përbërë nga 10 anëtarë, kryetari i Dhomës dhe Komisioni i Auditit. Komisioni i Zgjedhjeve u drejtua nga zoti Bujar Bendo dhe shpalli rezultatet e votimit, mes të cilave zgjedhjen e Kryesisë së re të Dhomës që cila përbëhet nga 10 anëtarë shtuar këtu dhe kryetarin e zgjedhur Nikolin Jaka. Ai kandidoi për postin e kryetarit përballë Ylli Xhaferrit. Jaka mori 45 vota kundrejt 8 votave që mori Ylli Xhaferri nga 53 votues anëtarët e rinj të Asamblesë, si dhe dy përfaqësuesit e Komisionit të Auditimit, juristi Alban Koci dhe ekonomisti Dashnor Çarçani. Kryetari i rizgjedhur i Dhomës, pas konstituimit të organeve të reja vendimmarrëse të këtij institucioni, shprehu vlerësimin e tij për besimin që i dha biznesi i Tiranës. Nikolin Jaka garantoi edhe njëherë anëtarët e kryesisë se Dhoma dhe Industrisë Tiranë do të jetë një zë i fuqishëm i sipërmarrjes private dhe një lobuese e fortë me pushtetin qendror dhe atë lokal. Gjithashtu kryetari Jaka garantoi se biznesi me gjithë shqetësimet që ka sot, do të gjejë një mundësi reale bashkëpunimi me këtë institucion. Para se të zgjidhej për herë të parë kreu i DHTI-së, Nikolin Jaka ka qenë në postin e zëvendësministrit të Transporteve, i zgjedhur nga radhët e demokristianëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›