Vdesin nga të ftohtit
_271630.jpg)
Temperaturat ekstremisht të ulëta në Poloni kanë shkaktuar vdekjen e 14 personave. 700,000 banorë të Polonisë kanë mbetur pa energji elektrike.
Temperaturat tejet të ulëta, të cilat kanë përfshirë Poloninë në tetë ditë e fundit, kanë rezultuar me të paktën 14 të vdekur.
Zëdhënësi i Policisë së Varshavës, Krzysztof Hajdas, ka konfirmuar se viktimat e pësuan si pasojë e ngrirjes nga temperaturat e ulëta. Sipas tij, raste të vdekjeve të kësaj natyre janë regjistruar në disa pjesë të vendit, dhe shumica e të vdekurave janë meshkuj.
Për shkak të temperaturave të ulëta dhe të reshjeve të borës në Poloni, të paktën 700,000 banorë raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike.
Ndryshe, si pasojë e ngrirjes nga të ftohtit, vitin e kaluar në Poloni janë regjistruar afro 100 viktima.