E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Po eksploronin Gjirin e Gramës/ Dy turistë gjermanë i zë nata gjejnë veten të izoluar mes terrenit të thepisur

Policia e Vlorës shpëtoi dy turistë gjermanë të cilët kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës ndërsa njërin prej tyre e kishte kafshuar një qen.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Urgjencës Kombëtare njoftuan sallën operative Vlorë për turistët e bllokuar.

“Pas disa orësh kërkimi, në kushtet e errësirës, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e 2 turistëve të cilët gjatë eksplorimit, kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës, për shkak të terrenit të thepisur të zonës,” njoftoi sot policia e Vlorës.

Më pas të 2 turistët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim ofrimin sa më të shpejtë të asistencës mjekësore.

Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar policinë që kishin ardhur në ndihmë për ti shpëtuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›