E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po feston Barcelona

Qyteti i Barcelonës ka festë të madhe para vetes. Skuadra e tyre e famshme me të njëjtin emër është kampioni më i ri në La Liga. Ka mjaftuar barazimi 1 me 1 i Real Madridit ndaj Espanyol për të siguruar edhe matematikisht titullin në La Liga.

Mijëra njerëz kanë vërshuar qytetin dhe po festojnë titullin në La Liga. Titulli vije pas dy edicioneve duke e rikthyer lavdinë e viteve të fundit në këtë skuadër.

Me thirrjet "Barça-Barça", "Messi-Messi" tifozët katalonas ishin në trans pas barazimit të Realit.

Ky është titulli i parë për Tito Vilanovan në edicionin e tij të parë si trajner i Barcelonës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›