E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scholes i'a bën si Fergusoni

Paul Scholes e ka konfirmuar pensionimin e tij nga Manchester United. Një javë pasi e konfirmoj Sir Alex Ferguson tërheqjen nga futbolli, Scholes e ka bërë të njëjtën gjë.

"Unë do të tërhiqem në fund të sezonit. Kjo është e tëra që unë kam mundur të bëjë për këtë skuadër dhe për futbollin. Një gjë të tillë e bëra edhe 2 vite më parë por Ferguson më bindi të kthehem. Unë jam shumë i lumtur se kam punuar nën urdhërat e një trajneri si Ferguson" deklaroj Scholes.

Mesfushori anglez nuk ka luajtur për Man United që nga janari i vitit 2013 ndërsa këtë javë ka filluar të stërvitet lehtë për të qenë i gatshëm në ndeshjen me Swansean ku edhe pritet të luaj./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›