E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po hapi i ardhshem?

Nga Volfgang Petric*
Shpallja e pavaresise se Kosoves e ka rikthyer serish stabilitetin ne Ballkanin perendimor ne qender te axhendes se Evropes. Nese Evropa nuk reagon me shpejtesi, i gjithe rajoni mund te rreshqase ne drejtim te kundert, me pasoja te tmerrshme sociale, ekonomike dhe sigurie. BE-ja ka nevoje per nje afrim gjitheperfshires rajonal, duke u fokusuar tek hapat e mbetur qe duhet te udheheqin cdo vend drejt anetaresimit.
Ballkani perendimor – nje term i perdorur veten prej 1999 – perfshin Shqiperine, Bosnje-Hercegovinen, Kroacine, Maqedonine (FYROM), Malin e Zi, Serbine dhe Kosoven, me nje popullsi te pergjithshme prej rreth 22 milione. Zhvillimet ekonomike ne rajon jane premtuese, me pothuajse te gjitha ekonomite e tij shenojne rritje te larte, te nxitura prej rritjes se prodhimit industrial dhe eksporteve. Investimet e brendshme jane duke u rritur ne menyre te vazhdueshme ndersa bizneset duket se besojne qe sfidat e mbetura politike dhe ato te sigurise – efektet e mundshme negative te Kosoves pas-pavaresise dhe gjendja e keqe e Bosnjes – do te kapercehen heret ose vone.
Shume pune eshte bere tashme per te rivendosur dhe permiresuar marredheniet rajonale. Pakti i Stabilitetit per Evropen Juglindore, i udhehequr nga BE prej vitit 1999 ka nxitur ne menyre te suksesshme bashkepunimin nderkufitar, per here te pare prej shperberjes se Jugosllavise. Energjia, infrastruktura e transportit – rruget, hekurudhat dhe rruget ujore – dhe parandalimi i krimit te gjitha kane perfituar prej saj. Pakti i Stabilitetit tani eshte transferuar nen kontrollin lokal, duke u rishfaqur si Keshilli i Bashkepunimit Rajonal me qender ne Sarajeve, i gatshem per te zhvilluar standardet rajonale dhe multilaterale per anetaret e tij.
Marreveshja per Tregtine e Lire ne Evropen Qendrore (CEFTA) e rilindur kohet e fundit, mendohet qe te behet motori kryesor rajonal per tregtine dhe ne pergjithesi per biznesin, dhe do te mbeshtetet si ne rregullat e OBT-se ashtu edhe ne "detyrimet " e paleve kundrejt BE. Ne menyre te ngjashme, procesi i Bashkepunimit te Evropes Juglindore eshte nje prej organizatave relativisht te reja rajonale qe kontribuon ne pergatitjet e vendeve kandidate dhe kandidate-potenciale per anetaresim ne BE, duke ofruar forumin e pare, vertete te hapur, rajonal ku marrin pjese si anetaret ashtu edhe kandidatet e BE-se.
Por te gjitha keto organizma nuk duhet te shihen si zevendesuese te procesit shume me kompleks te aderimit, te cilin mund ta inicioje vetem BE. Vecse, me gjithe perspektivat e favorshme dhe madhesine relativisht te vogel te rajonit, BE-ja ka qene e ngadalte ne realizimin e kesaj.
Sigurisht, ritmi i afrimit te vendeve kandidate ndaj BE-se varet nga shpejtesia e reformave te tyre. Dhe Evropa, me mbeshtetjen vitale te SHBA, punoi shume per te ndaluar kasaphanen e viteve 1990' dhe me pas per te ndihmuar ne rindertimin e vendeve te Ballkanit.
Por, BE deri tani ka deshtuar per t’i pergatitur vendet e Ballkanit perendimor per aderim, ne marreveshje me premtimet e lidereve te saj ne Samitin e Selanikut te 2003 per te pranuar vendet e Ballkanit perendimor kur ato te plotesojne standardet e BE.
Ky premtim nuk ishte ceshtje bamiresie; Ballkani do t’i shtonte vlerat BE-se. Per te qene te sigurt, kriza e gjate e brendshme e BE mbi propozimin e Kushtetutes ishte nje humbje e madhe dhe demtoi reputacionin e saj ne Ballkan. Le te shpresojme qe Traktati i ri i Reformes do te ndihmoje per te qetesuar kritiket dhe te hape rrugen per nje faze te re – shume me te forte – te integrimit.
Nese jo, ndokush do te pyes se cfare ka ndodhur me shpirtin evropian te viteve 1970 dhe 1980, kur vende te tilla si Greqia, Portugalia dhe Spanja, te cilat sapo kishin dale nga nje diktature dhe trazirat civile, ishin mirepritur ne Komunitetin Evropian te shteteve demokratike. Vendimet politike qe u moren atehere ishin shume me te rrezikshme sesa ato aktuale per Ballkanin, dhe historite e suksesshme greke dhe iberike treguan urtesine e vendimeve kurajoze qe u moren ne ate kohe.
Po sot? Anetaret me te rinj te BE, Bullgaria dhe Rumania, jane te dy ne Ballkan dhe te dy jane shembuj te vendeve me nevoja speciale. Ndersa BE-ja fillimisht i mori negociatat e anetaresimit me to pak si shume rastesisht, me pas ajo vendosi te vazhdoje monitorimin e dy vendeve edhe pas aderimit me qellim qe te sigurohet se ato do te zhvillojne nje administrate dhe sistem drejtesie efektiv qe jane nje detyrim i anetaresimit.
BE duhet te mesoje prej kesaj eksperience per te zhvilluar nje strategji aderimi per Ballkanin perendimor, zhvillimi i se ciles eshte shtyre prej nje procesi tranzicioni shume kompleks post-konfliktual. Nevojat e tyre speciale duhet te merren ne konsiderate ne cdo lloj afrimi te ri te BE, duke u dhene atyre shprese ndersa lehtesohet shkeputja prej Kosoves.
Eshte ne interesin e Evropes po aq sa edhe ne interesin e rajonit qe te pershpejtohet procesi i integrimit. Nje proces i riperterire aderimi do te kontribuonte ne konsolidimin e BE, si territorialisht ashtu edhe politikisht, ndersa forcon rolin e saj ne periferine e gjere te saj – Mesdheun, Lindjen e Mesme dhe perreth Detit te Zi.
(*)Marre nga “The Guardian”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›