E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pavaresia e Kosoves, permiresim i gabimit historik"

EXPRESS
Shpallja e pavaresise se Kosoves te dielen ka nderruar edhe pozicionet e shteteve anetare ne Keshillin e Sigurimit. Deri ne shpalljen e pavaresise, Rusia kercenonte cdo tentim perendimor per te nxjerre nje rezolute per Kosoven, qe prej nxjerrjes se propozimit te Marti Ahtisarit. Tash Rusia ka kaluar ne ofensive. Ajo ka thirrur nje konsultim qysh te dielen, ndersa seance te hapur per diten e hene...
BOTA SOT
Per diasporen shqiptare nuk vlen e thena "larg syve, larg zemres". Na kujtohen autobuset nga porti i Durresit, na kujtohet si zbarkonin nga anijet e medha, i kemi parasysh si pamje te paharrueshme karvanet e shqiptareve qe vinin nga diaspora, qe vinin te beheshin ushtare te UCK-se. Kesaj here, po aq shume sa erdhen ne lufte, erdhen ta kremtojne Diten e Pavaresise. Ata e perhapen Kosoven neper harten e gjithe botes...
KOHA DITORE
Ndonese shumica e bashkevendesve te saj kishin vazhduar protestat ne Beograd kunder pavaresise se Kosoves, duke i sulmuar edhe ambasadat e vendeve te ndryshme, Natasha Kandic, drejtoresha e Fondit per te Drejten Humanitare ne Beograd, kishte bere te kunderten. Te shtunen ne mbremje, ajo e kishte kaluar kufirin e Merdarit per t'iu bashkuar kosovareve ne festen me te madhe te tyre, ne kremtimin e Pavaresise se Kosoves.
EPOKA E RE
Buri te forta dhe nje varg i gjate makinash ishin mikpritesit tane ne Mitrovicen jugore, aty ku banojne shqiptare. Ndodheshin ne Mitrovice, qyteti ku ne fillim te nje shekulli u vendos ushtria angleze, me pas ushtria italiane dhe ajo gjermane, ndersa mbi token e saj kalonte nje nder hekurudhat e para ne Ballkan qe lidhte Serbine me shtete te tjera te lindjes...
INFOPRESS
Ne mbare Shqiperine, shpallja e pavaresise se Kosoves eshte shenuar me festime madheshtore, te organizuara nga institucionet lokale dhe me iniciativa te vete qytetareve. Nje ka qene vleresimi qe shqiptaret e matane kufirit kane vene ne dukje ne kete date, pavaresia e Kosoves perben nje permiresim te gabimit historik.
LAJM
17 shkurt 2008 eshte data kur Kosova u be shtet. Kjo dite me shkronja te arta do te shenohet ne kalendarin e shtetit me te ri ne bote – Republika e Kosoves. Kjo date shenon fundin e nje epoke dhe fillimin e nje tjetre. Kete dite fillon nje jete tjeter, jo vetem per qytetaret ne kete shtet, por edhe per tere rajonin. Kosova do te jete faktor stabilizimi. Vendimi i Kuvendit te Kosoves, pa asnje dileme, eshte historik...
NACIONAL
Edhe pse ne mot te ftohte, mijera qytetare kishin vershuar ne sheshin "Nena Tereze" gjate tere dites. Pamje te njejta raportoheshin nga tere Kosova. Festa e nisur dje perfundoi nje ore pas shperthimit te fishekzjarreve ne kryeqytet. Perfundoi nje pune e nisur shume dekada me pare. Ndonese me shume te meta ne organizimin e saj institucional, festes megjithate nuk iu zbeh madheshtia...
KOSOVA SOT
Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, ka pershendetur te dielen pasdite deklaraten e institucioneve te Kosoves, mbi bazen e se ciles Kosova shpalli pavaresine e saj. "Ky cast eshte shume i rendesishem per Kosoven dhe fqinjet e saj, rajonin tone dhe Evropen, sepse zgjidh perfundimisht hallken e fundit te shperberjes se ish-Jugosllavise", tha Presidenti Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›