Triumfi i nderhyrjes
Rreth Ballkanit pesimistet jane me tepri, por le t'i leme menjane vetem per nje dite dhe t'i bashkohemi shumices se popullit te Kosoves ne festimet dhe reflektimin pse shtetesia eshte gje e mire. Padyshim, qe sic thone dyshuesit Kosova eshte larg te qenit nje shtet qe rri me kembet e veta dhe shumica e popullsise eshte e varfer. Papunesia eshte rreth 50%, derisa te ardhurat vjetore jane pak me shume se 800 paund ne vit. Marredheniet mes shumices shqiptare dhe pakices serbe vazhdojne te jene armiqesore dhe Serbia nuk pranon te heqe dore nga pretendimet territoriale rreth Kosoves. Ekzistenca e shtetit te ri si ekonomikisht dhe financiarisht do varet nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian ne nje te ardhme te parashikueshme.
Por pavaresisht te gjithave Kosova mbetet nje shembull i suksesshem i nderhyrjes nderkombetare. Dy gjera jane te qarta. E para se ishte plotesisht e drejte t'i thuhej ndal nacionalizmit te Milloshevicit. Politika me e turpshme e qeverise britanike te John Major-it ishte bindja ne heshtje ndaj agresionit ne Ballkan, duke qendruar anash ne kohen qe behej spastrimi etnik. Lufta e Kosoves i dha fund gjithe kesaj, Milloshevici ra dhe Serbia hyri ne rrugen e gjate per t'iu bashkuar bashkesise nderkombetare. Nje element tjeter eshte se duhet te ishte bere e qarte qe ne vitin 1999 se Serbia e kishte humbur Kosoven. Morri shume kohe qe kjo e vertete e pashmangshme te behej e qarte vetvetiu. Vitet e nderhyrjes i lane kohe krenarise se lenduar serbe te mesohej. Njeheresh populli serb e ka kuptuar se e ardhmja e tij eshte ne Evrope dhe si rrjedhoje me kete fakt, deri ne nje fare shkalle, eshte pranuar realiteti ne terren, perfshi Kosoven. Vetem dy jave me pare serbet zgjodhen Boris Tadicin si president ne vend te kandidatit nacionalist. Edhe Tadici premtoi se "do beje gjithcka mundet per te mos ta dhene Kosoven, por edhe do perpiqej qe Serbia t'i bashkohej BE-se". Pjesa e dyte e qendrimit te Tadicit eshte njeheresh pranim i gjendjes faktike ne terren.
Qe nga nderhyrja ushtarake ka kaluar shume kohe dhe perparimi ekonomik ka qene i ngadalte. Ky mbetet dhe nje nga mesimet me te rendesishme qe del nga nderhyrjet ushtarake ne Kosove, ne Timorin Lindor, Afganistan dhe ne Irak. Ndonese nderhyrja amerikano-britanike ne Irak gati e shkaterroi mundesine e nderhyrjes nderkombetare si koncept. Javen e kaluar presidenti i Timorit Lindor i mbijetoi nje atentati. 9 vjet pas nderhyrjes se drejtuar nga australianet, vendi mbetet ende i brishte. Ne Afganistan mbeshtetja nderkombetare per rrezimin e talibaneve nuk ka qene ne perputhje me marrjen persiper te detyrimeve ne procesin e shtet-formimit. Ndertimi i strukturave shteterore ne vendet e varfra te dala nga lufterat merr shume kohe. Eshte nje proces i kushtueshem dhe kerkon shume aftesi politike per te tejkaluar ndjesite e dyshimit qe shoqeron pranine e trupave te huaja. Veshtiresite duhet te na bejne te kujdesshem ndaj nderhyrjeve ushtarake, por kur nderhyrja eshte e justifikuar ka sfida qe duhet te perballemi dhe te mos gjejme arsye per mosveprim.
Suksesi i nderhyrjes ne Kosove, ndonese i klasifikuar si sukses i pjesshem, duhet te na jape shprese per konflikte te tjera si ato ne Darfur apo Palestine. Shpresa duhet te jete e gershetuar me realizem dhe nje mirekuptim te ndershem se kerkohet angazhim afatgjate. Pavaresia e Kosoves megjithate duhet mirepritur si nje hap ne nje rruge te gjate drejt normalizimit ne nje zone historikisht me konflikte. Sot vendet e BE-se dhe NATO-s duhet te riangazhohen ne menyre qe Serbia dhe Kosova te zene vendet e tyre, bri njeri-tjetrit se bashku me shtetet e tjera ballkanike, si anetare te nje Evrope te bashkuar e demokratike.
Marre nga “The Independent”