E Diel, 1 Nëntor 2026

Po kalonte trafikndarësen, shoferi i makinës përplas të moshuarin, 70-vjeçari ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pas mesnate në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen.

70-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›