E Diel, 1 Nëntor 2026

Iir Meta jep doreheqjen - koalicioni qeveritar vazhdon

Ilir Meta nuk ndryshon mendim duke e hedhur poshte sic thote ai me perbuzje videon e transmetuar te marten ne mbremje ne njerin prej televizioneve kryesore ne Shqiperi. Por ai vendosi qe te dorehiqet nga posti i zevenskryeministrit dhe ministrit te Ekonomise. Pasi ia kishte treguar kete vendim kryeministrit Sali Berisha ai e beri publik dhe nepermjet medias. Sipas Metes para ligjit do te paraqitem si qytetar i thjeshte duke pasur besim qe drejtesia do te zbardhe te verteten.

Pasi nuk mund te konsideroj se eshte e mjaftueshme vetem lenia e imunitetit per tu perballur me ligjin dhe drejtesine. Por njekohesisht eshte shume e rendesishme lenia e detyrave qeveritare per te shkuar ne Prokurori dhe ne organet e zbatimit te ligjit si nje qytetar i barabarte me te gjithe qytetaret e tjere te Shqiperise.

Meta akuzon opoziten

Meta ka kritikuar ish-nenkryetarin e LSI Dritan Prifti i cili sipas tij eshte i lidhur me krimin e organizuar. Gjithashtu Meta ka akuzuar opoziten si orkestruese te publikimit te videos per qellime shantazhi politik ne prag te fushates elektorale. Me vone gjate pasdites se te premtes forumet e LSI-se do te mblidhen per te shqyrtuar situaten pas ketyre zhvillimeve dhe te marrin vendime per plotesimet ne qeverine e koalicionit.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi pasdite se e kishte pranuar doreheqjen e zevendesit te tij ne kabinet.

Duke pranuar doreheqjen shpreh natyrisht vleresimin me te larte per gatishmerine e zotit Meta per tu paraqitur para organeve kompetente pa imunitet parlamentar. Por tani ne menyren dhe me te qyteteruar pa asnje lloj pushteti ekzekutiv dhe besimin e tij te plote ne organet kompetente te ketij vendi.

Koalicioni me LSI do te vazhdoje

Pasi akuzoi opoziten dhe kreun e saj Edi Rama per montazhin dhe stisjen e videos kryeministri tha se pavaresisht doreheqjes se Metes koalicioni me LSI-ne do te vijoje dhe se ky koalicion do te jete fituesi i zgjedhjeve lokale te 8 majit 2011.

Zonja dhe zoterinj ky eshte koalicioni me i suksesshmem ne historine e vendit. Ky eshte koalicioni me eficient qe ka ekzistuar ndonjehere ne kete vend.

Nderkohe partia me e madhe e opozites PS ka mbledhur nga mesdita e se premtes forumet drejtuese te saj mbi situaten politike ne vend. Te premten e ardhshme socialistet kane paralajmeruar fillimin e protestave popullore per te kerkuar doreheqjen e qeverise.

Autor Arben Muka

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›