E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po me ikjen e trurit kosovar, pse nuk merret askush?

Kosova tani është në një krizë kulturore, politike shkencore e mbi të gjitha krizë të identitetit. Intelektualët më të mirë dhe shkencëtarët më të devotshëm kanë ikur në vendet e tjera me perspektivë. Pse është bërë kjo? Besoj se është e qartë për të gjithë. Intelektualët kanë ikur në vende ku edhe është gjetur rrugë për të shprehur intelektualitetin e tyre. E veçanta këtu në Kosovë, është se askush nuk merret me këtë çështje dhe nuk i bie ndërmend fare. Në këtë pozitë ku jemi ne, vlera e intelektualit të mirëfilltë dhe shkencëtarit kanë mbetur vetëm etiketë, sepse vetë mënyra, dizajnimi i politikave institucionale kanë çuar në degradimin e kësaj pjese të shoqërisë. Truri i një shteti, kur fillon të ikë, atëherë duhet të ndalet dhe të shikohet pse po ndodh kjo. Ne jemi dëshmitarë të krejt kësaj që po ndodh. Si mund të anashkalohet ky fenomen, kur dihet që për shkollimin dhe përgatitjen e një intelektuali të mirëfilltë nevojiten tri apo katër dekada.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›