‘Po na vjen për të dhj*rë’- Korreshi ‘lëshon gojën’ te ligjet, i kthehet Manja: Kujdes me gjuhën të lutem, je edhe me mikrofon ndezur

Gjatë diskutimit të propozimit të PS për hartën e re territoriale në Komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat Saimir Korreshi ‘lëshoi’ gojën teksa po diskutonte me përfaqësuesit e mazhorancës. Gjuha e përdorur prej tij, u dënua nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, i cili e cilësoi si të papërshtatshëm fjalorin e Korreshit.
Korreshi: Tani me gjithë këto ndërhyrje, sepse unë nuk ju ndërhyra, tani po na vjen për të dhjerë tani.
Manja: Të lutem kujdes me gjuhën. Të lutem zoti Korreshi. Me mikrofon ndezur ky lloj fjalori. Edhe fjalët që nxjerrin deputetët nga goja do i dërgoj unë aty?
Korreshi: Shumë kollaj them ‘falje’. Sepse është burrnore që të mos nxjerrësh fjalë për kolegët që nuk janë këtu. Unë Ana Nakon dhe Antoneta Dhimën as i kam përmendur e as po i përmend. Sepse them që janë kolege të nderuara.