Po ne, kur do t’i mbrojmë pemët si në Turqi?
Ndërsa vëmendja e diplomacisë ishte përqendruar tek akti i fundit i Pranverës Arabe, që në fakt është shndërruar në ferrin e një populli të tërë, siç është lufta civile siriane, krejt papritur shpërtheu revolta turke. Në fakt, pakkush e priste që të shpërthente një valë e tillë revolte antiqeveritare në një vend si Turqia. Kjo për disa arsye të forta, por më kryesorja, sepse ekonomia në këtë vend, nën qeverisjen e Taip Erdoganit, ka shënuar rritje nga më të fortat në botë dhe Turqia sot është një nga fuqitë më të mëdha ekonomike jo vetëm në Europë. Ajo po shndërrohet në investuesin më të rëndësishëm në rajon dhe nostalgjikët e perandorisë së vjetër po përkëdhelen duke thënë se ‘do të rikthehemi në kufijtë e saj, jo më me taborë ushtarësh, por me kamionë tregtie’.
Por çfarë kishte ndodhur në Turqi? Ka shumë komente dhe shpjegime për vullkanin e beftë popullor, por më bindësi duket të jetë ai i argumentimit me rritjen e vetëdijes qytetare tek shoqëria turke, tashmë me “salltanete” ekonomike. Ndryshe nga vendet arabe, ku “Pranvera” prodhoi revolucione që rrëzuan diktatorët, në Turqi njerëzit nuk iu drejtuan dhunës, edhe pse u bënë pre e saj. Ata nuk kishin plan dhe në fakt as arsye, për ta shndërruar revoltën në ushtri të armatosur. Pasi ndryshe nga vendet arabe, Turqia nuk qeveriset nga diktatorë gjakatarë që jetojnë në det diamantesh, ndërsa populli vuan nga uria. Por, përkundrazi, Turqia qeveriset nga klasa më e suksesshme politike e dekadave të fundit, që ka përmirësuar ndjeshëm standardet e jetesës.
Me pak fjalë, në Turqi nuk protestohet as kundër diktaturës dhe as kundër varfërisë. E nisur si protestë për mbrojtjen e një parku (në fakt simbolikë më të bukur nuk mund të ketë), ajo u përhap si një valë protestë që synon më shumë liri dhe më shumë standarde sociale, politike e shoqërore. Mirëqenia ekonomike e civilizoi shoqërinë turke deri në atë shkallë sa të protestojë që tani kundër një diktature që mund të jetë si ide në kokën e një udhëheqësi të suksesshëm. Dhe kjo është një meritë shumë e madhe për një shoqëri.
Por le të vijmë në Shqipëri. Për të ndërtuar një xhami dhe një qendër tregtare nga biznesmeni privat i kryeministrit tonë, mu në zemër të kryeqytetit dhe mu para hyrjes së Parlamentit, një park u dënua me vdekje. Hapësira e gjelbër e kryeqytetit u ngushtua edhe më shumë. Partitë politike nuk reagojnë, pasi mezi ç’presin që aprovimi për ndërtimin e xhamisë të përkthehet në vota nga besimtarët myslimanë. Po qytetarët, ku janë, qofshin këta edhe besimtarë myslimanë? Mijëra katrorë park u hoqën nga harta dhe askush nuk reagoi. Të ndodhur në një vend, ku ende vazhdon të jetë premtim elektoral garantimi i ujit për të pirë, ne shqiptarët nuk e perceptojmë dot të ngrihemi në protesta për probleme që nuk lidhen me ekonominë. Në prizmin tonë social e shoqëror, nëse do të kemi ujë, ushqime, energji dhe një vend pune, nuk duhet të kemi arsye të protestojmë. E ç’na duhet tjetër?!
Të keqtrajtuar ekonomikisht, të qeverisur keq nga politikanë të korruptuar dhe me një regjim gjysmë demokratik, ne bëjmë në mënyrë sistematike pyetjen: Përse nuk reagojmë ne shqiptarët? Përse nuk protestojmë? Personalisht kam ndërmarrë disa organizime për reagime publike dhe asnjëherë nuk janë bërë dot më shumë se 500 njerëz, edhe kur na është dashur të ngremë zërin për gjëra shumë më të rënda se korrupsioni i qeverisë. Ndërsa kur na është dashur të reagojmë për mbrojtjen e një hapësire të gjelbër, nuk jemi bërë më shumë se vetëm 15 persona bashkë. Ndërsa për të mbrojtur parkun ku do të ndërtohet xhamia, nuk pati as edhe një zë të vetëm kundër. Në këtë dëshpërim dhe pamundësi për t’u organizuar në ngritjen e zërit qytetar, ne kemi bërë konstatimin fatal se, kështu jemi ne shqiptarët, ndoshta gjenetikisht. Jemi njerëz të përulur, servilë të pushtetit, frikacakë të shtetit, të heshtur para problemeve që prekin komunitetin dhe agresivë vetëm kur na vjen zjarri tek dera jonë.
Një protestë për pemët, turqit e shndërruan në një protestë për më shumë liri. Shoqëria turke po reagon ashpër kundër një udhëheqësi që ia rriti mirëqenien. Ajo nuk pranon tashmë që ky udhëheqës i suksesshëm të shndërrohet në despot, pasi pas 13 vjetësh kryeministër kërkon të bëhet president i plotfuqishëm. “The Economist”, ndërsa shkruan për protestues që përleshen me policinë e më pas pastrojnë sheshin nga mbeturinat, thekson se Erdogan është duke rënë viktimë pikërisht e suksesit të tij.
Revolta turke na kujton se njerëzit e pasur kërkojnë demokraci; ata kanë vetëdije qytetare dhe janë gati të përleshen me policinë për të mbrojtur edhe pemët e një parku, ashtu siç mund të mbrojnë vlerat e tyre historike e qytetare. Ata që e kanë barkun të ngopur, shqetësohen për pemët dhe gurët që dëshmojnë histori.
E megjithatë unë dua ta bëj sërish pyetjen se përse ne jemi shoqëri indiferente. Sepse jemi të varfër dhe për pasojë edhe të pakultivuar? Ndoshta! Por nëse ne do të duhet të presim qetësisht të na vijë dhuratë një klasë politike që të na mëkëmbë ekonomikisht, e që më pas të civilizohemi, druaj se do të duhet të presim shumë gjatë. Do të duhet të presim gjatë, duke vegjetuar si gjallesa që interesohen vetëm për lëndë ushqyese dhe asgjë tjetër.
Unë nuk bëj pjesë tek njerëzit që mirëpresin një prani gjithnjë e më të madhe turke, e çfarëdolloji, pasi nuk mendoj se kemi shumë për të mësuar prej saj. Por ajo që po ndodh aktualisht në Turqi është një shkollë për ne, për shoqërinë tonë apatike dhe indiferente. Nëse nuk do të dimë të reagojmë si shoqëri, nuk do të kemi kurrë një qeverisje më të mirë, edhe sikur ta ndërrojmë çdo katër vjet. Nuk do të kemi kurrë një klasë politike të suksesshme, pasi me një popull si kope delesh të urta, çdo politikan e qeveritar shndërrohet në despot. Mbrojtja e një parku nuk është thjesht mbrojtje e një parku. Reagimi popullor për një park, është tregues i nivelit të civilizimit dhe qytetarisë së një shoqërie. Turqit dëshmuan se e kanë atë.