E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani kërkon ‘shpëtimin’ tek Reali

Pasi mbeti pothuajse pa një ekip të plotë, Milani po kërkon përforcime, për t’i mbuluar lojtarët e larguar. Dhe, Rossonerët kanë trokitur në dyert e Real Madridit, nga i cili kërkojnë tre lojtarë.

Përpos Leite Kakas, që tashmë dihet se ekipi nga San Siro kërkon ta rikthejë, nënkampioni italian është i interesuar edhe për mesfushorin Lassana Diarra dhe qendërmbrojtësin Ricardo Carvalho, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Jose Mourinhos.

Zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani, nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të mesfushorit ofanziv brazilian.

“Ka lloje të dashurisë që nuk përfundojnë kurrë. Ato bëjnë rrugën rreth e përqark, ndërsa në fund rikthehen”, është shprehur ai për mediat italiane.

E përditshmja spanjolle Marca ka bërë të ditur se e ardhmja e Kakas do të përcaktohet brenda 72 orësh. Milani e kërkon huazimin e tij për një sezon, por madrilenët dëshirojnë ta shesin përfundimisht për 20 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›