Po shtohen “barcelonistat”

Pak ditë pas lindjes së djalit të Lionel Messit, Thiagos, edhe një lojtar tjetër i Barcelonës është bërë baba. Victor Valdes ka njoftuar në rrjetin e tij social “Facebook” lindjen e djalit të tij.
”Unë dhe Yolanda jemi të lumtur sepse jemi bërë prindër me Cardona Kai Valdes” shkroi Valdes.
Valdes pavarësisht lindjes së djalit të tij, pritet të jetë në formacionin e parë të Barcelonës sot ndaj Zaragozës, ndërsa shpejtë prindër pritet të bëhen edhe çifti i famshëm, Pique e Shakira./Indeksonline/