E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po vdesim me shume

Rritet numri i vdekjeve ne Kosove. Per cdo vit te dhenat e Entit te Statistikes se Kosoves tregojne rritje te ketij numri.

Per vitin 2007 te dhenat zyrtare te ketij enti tregojne se ne Kosove ka pasur 6 mije e 681 te vdekur kurse per vitin 2008 kane vdekur 6 mije e 852 persona te moshave gjinive dhe etnive te ndryshme.

Por ne raportin e para pak diteve te publikuar nga ky institucion shteteror per vitin 2009 del se numri i vdekjeve ne Kosove ka vazhduar te rritet.

Per kete vit kalendarik jane regjistruar plot 7 mije e 30 raste te vdekjeve. Derisa per vitet 2007 e 2008 vendin e trete ne shkalle republike per numrin e larte te vdekjeve e zinte Gjilani per vitin 2009 ndodhet Gjakova.

Keshtu Prishtina vazhdon te mbetet komuna qe ze vendin e pare ne Kosove per numrin e vdekjeve brenda vitit 2009.

Kjo per shkakun se kryeqyteti i vendit ka numrin me te madh te banoreve krahasuar me qytetet dhe rajonet e tjera te vendit.

Brenda vitit 2009 Prishtina numeron 1 mije e 843 te vdekur ose nese shikohet me perqindje eshte 26.2 per qind. Qyteti i dyte radhitet Prizreni me 766 vdekje ose 10.9 per qind te vdekjeve.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›