E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po vjen vala e të nxehtit, temperatura në 41 gradë

Pas një jave me teperatura shumë të larta, meterologët parashikojnë mbërritjen e një vale tjetër të nxehti në vend. Sipas parashikimit nga Meteoalb, java që vjen do të goditet sërisht nga rrymat afrikane, të cilat do të bëjnë që të regjistrohen temperaturat më të larta të arritura deri më tani. Tanja Porja, meterologe, deklaron se në hije këto vlera pritet të regjistrohen deri në 41 gradë Celsius. Edhe pse vijojmë të mbetemi në vlera të larta atmosferike, kjo fundjavë do të jetë më e freskët se ditët që lamë pas, sidomos krahasuar me ato që do të vijnë. Të shtunën, por edhe të dielën termometri zbret me 2-3 gradë më poshtë. Megjithatë, fenomeni nuk do të ndikojë aspak në planet tuaja për të pushuar në plazh apo diku tjetër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›