Podesta lobisti i diktatoreve qe paguhet 720 mije USD nga Berisha

Nderkohe qe SHBA-te shpenzojne miliona dollare per te promovuar demokracine neper bote madje kane nisur dhe luftera per te eksportuar demokraci ne Uashington ka aktore qe haptazi mbrojne diktatoret. Kundrejt pageses sigurisht.
Kompani te medha te lobimit jane paguar vazhdimisht prej Mubarakut te Egjiptit i cili qe prej fundviteve 80 ka mberritur te marre konsensusin zyrtar te SHBA-ve gjersa e hoqi nga pushteti populli egjiptian permes protestash te dhunshme e te dhimbshme.
Nderkohe qe perfaqesues te te drejtave te njeriut apo te organizatave qe interesohen per demokracine ngrinin zerin kunder Mubarakut dhe masakrave te tij si psh. Freedom House e cila ne 2 shkurt shkruante Obama duhet ti kerkoje Mubarakut te largohet lobiste si John e Tony Podesta te paguar nga diktatori egjiptian vijonin te perfaqesonin interesat e tij prane administrates Obama.
Po ashtu ka kompani te medha lobimi qe ende mbrojne intersat e Gadafit gjakesor apo dhe te Kim Jong-Il te Korese Veriore e te tjere tiraneve te semure qe mbijetojne permes pazareve me shtetin me te fuqishem ne bote e ne te njejten kohe shtypin pa meshire popujt e tyre.
Nje prej ketyre kompanive te lobimit qe ndikojne politikberjen amerikane ne favor te diktatoreve eshte edhe PODESTA Group e themeluar nga John dhe Tony Podesta. Keta kane mbrojtur per vite me radhe interesat e diktatorit te Egjiptit Hosni Mubarak si dhe te liderit te Korese Veriore Kim Jong-Il. Kete e deshmon shtypi amerikan i cili ka qene jo pak kritik ndaj veprimtarise se kompanive te lobingut qe favorizojne diktatore e Tirane.
PODESTA Group eshte e njejta kompani lobimi qe eshte paguar se fundmi nga kryeministri i Shqiperise Sali Berisha i akuzuar si diktator e si vrases i protestuesve ne 21 janar.
Ne nje artikull te 28 janarit 2011 Salon Media Group botoi nje artikull te Justin Elliott te titulluar Kush perfaqeson interesat e Mubarakut ne Uashington. Ne kete artikull shkruhet se Podesta Group ka patur goxha fitime prej lobimit ne emer te qeverise se Mubarakut. Qeveria egjiptiane ne 2007 lidhi nje kontrate prej 1.1 milion dollaresh ne vit me kompanine PLM nje bashkim i firmave Podesta Group afer Partise Demokratike dhe Livingston Group afer Partise Republikane.
Natyrisht qe Mubarak si diktator qe ishte ishte kritikuar gjate nga institucionet e SHBA edhe nga organizata te ndryshme per mungesen e respektit per te drejtat e njeriut. Mirepo pagesa e tij per lobim ne te dyja partite i mundesonte nje jetegjatesi politike te padiskutueshme se paku gjersa u ngrit me kembe populli i Egjiptit.
Por me te nisur revoltat popullore Mubarakun e lane ne balte edhe lobistet qe pagoi kaq shtrenjte sic thote dhe Brian Katoulis tek artikulli i vet Hapat e ardhshem te administrates Obama ne Egjipt Nevojitet me shume veprim proaktiv.
Ky artikull i botuar prej CAP Center for American Proggress nje institut qe ka per shef vete John Podesta thote se nevojitet nje bashkepunim i gjere me opoziten shumengjyreshe politike ne Egjipt nga ana e diplomateve te administrates Obama.
Megjithate Katoulis si nepunes i John Podesta nuk harron te vere ne dukje rreziqet e demokratizimit te Egjiptit duke shkruar se Hapja demokratike e Egjiptit ne menyre te paevitueshme do te shpjere ne pjesemarrje me te gjere ne qeverisje nga ana e grupeve si puna e Vellazerise Muslimane. Pra permes frikes nga radikalizimi islam Katoulis perpiqet te justifikoje vijimin e tiranise se Mubarakut si dicka me e vlefshme se demokracia.
Gjithsesi Bennett Roth shpjegon se interesat e Podesta Group ne Egjipt mbeten te paprekura pasi John dhe Tony Podesta jane treguar aq te zgjuar sa ta ruajne te paprekur kontraten e tyre duke u lidhur me kabinetin e Mubarakut i cili vazhdoi te mbetej ne pushtet me fare pak ndryshime edhe pas renies se diktatorit.
GALERI FOTO
Foto 1 dhe 2 pjese nga kontrata e prillit mes qeverise dhe Podesta Group
Foto 3 Xhon Podesta Kim Jong II Bill Klinton
Foto 4 Xho Podesta me presidentin Obama
Foto 5 Vellezerit Xhon dhe Toni Podesta