Podgorica: Mali i Zi nuk i ka marrë tokë Kosovës
Këto komente u bënë pas raporteve për protesta të banorëve të disa fshatrave të komunës së Pejës, për shkak të vendosjes së shenjave lajmëruese në vijën kufitare ndërmjet Malit të Zi e Kosovës dhe rrjedhimisht, për shkak të hyrjes në territor brenda Kosovës.
Autoritetet e Malit të Zi thonë se këto janë shenja të lajmërimeve dhe jo shenja kufitare. Banorët e fshatrave të Pejës, siç kanë raportuar mediat, kanë shprehur pakënaqësi për shkak se policia kufitare e Malit të Zi ua ndalon hyrjen në pasuritë e tyre në rripin kufitar. Ministri i Jashtëm Millan Roçen, të premten deklaroi se Mali i Zi nuk dëshiron ta politizoj çështjen e kufirit me Kosovën. (rel/start)