Vlorë, tragetet 2 orë me vonesë në port. Porti i Durrësit i qetë
VLORE- DURRES- Moti i keq, shoqëruar me erë të fortë dhe rreshje shiu, u bë shkak që dy tragetet që përshkojnë linjën detare me Brindisin, të mbërrijnë me 2 orë vonesë. Shefi i Kapitenerisë së Portit, Anastas Goga, ka thënë për ATSH-në se, 2 tragetet u ankoruan në kalata rreth orës 09.00 të mëngjesit dhe pas përpunimit, janë në pritje të kthimit drejt Italisë.
Sipas Gogës, gjatë orëve të natës kushtet atmosferike janë përmirësuar, pasi shpejtësia e erës ka rënë në rreth 18 m/sek dhe është ulur forca e dallgëve, që arrin në 2-3 ballë në gji, nga 5-6 ballë që ishte një ditë më parë.
Një pjesë e mjeteve lundruese të transportit që kishin dalë në radë, janë kthyer në kalata në pritje të përpunimit dhe autoritetet portuale janë në gatishmëri për t’i paraprirë çdo situate.
Një ditë më parë për shkak të motit të keq dhe erës së fortë, tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë, nuk u nisën nga porti italian.
Ndërsa situata në portin detar të Durrësit sot ka nisur normalisht puna dhe përpunimi i anijeve pas reshjeve të shiut dhe stuhive në 48 orët e fundit. Mësonet nga kapitaneria se kanë nisur lundimin bashkë me tragetet, anijet tregtare edhe motopeshkatoret, ndërsa tragetet e nisur mbrëmë nga porti i Barit, Itali kanë mbërritur sipas grafikëve të caktuar.Kapiteneria informoi se era që fryn nga veriperëndimi dhe verilindja, premton përmirësim të mëtejshëm të kushteve detare.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)