E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore e shqetësuar për TEC-in e Vlorës

Skandali është bërë i njohur gjatë një mbledhje të panelit të inspektimit të BB-së, ku theksohet se ekipi menaxhues pajtohet se në kuadrin e vlerësimit mjedisor duhej të ishte bërë një vlerësim i plotë i çështjeve sociale dhe duhej të ishin zhvilluar konsultime më të gjera.

“Është e nevojshme të sigurohet sa më parë blerja pa vonesë e pajisjes së nevojshme si dhe të ndihmohen autoritetet shqiptare për të ngritur strukturat e duhura për të bërë të mundur një reagim të shpejtë ndaj rrjedhjeve të mundshme të naftës, që mund të kërcënonin Gjirin e Vlorës dhe industrinë e turizimit atje”, thuhet në deklaratën e Panelit.

Tashmë kur ky TEC është ndërtuar, të ndodhur para faktit të kryer anëtarët e panelit, kanë kërkuar vëmendje në të ardhmen. Për këtë arsye, paneli ka ngarkuar Bankën të hartojë një plan të detajuar për reagimin ndaj derdhjeve të naftës përpara se TEC i Vlorës të vihet plotësisht në punë.

“Është e nevojshme të sigurohet sa më parë bërja pavonesë e pajisjes së nevojshme si dhe të ndihmohen autoritetet shqiptare për të ngritur strukturat e duhura për të bërë të mundur një reagim të shpejtë ndaj rrjedhjes së mundshme të naftës që mund të kërcënojë Gjirin e Vlorës dhe industrinë e turizmit atje”, thuhet nga paneli.

 “Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë paguan një cmim të lartë nga mungesa e energjisë elektrike por janë shqiptarët që paguajnë çmimin përfundimtar duke u privuar nga ndriçimi, ngrohja, ftohja dhe gatimi, të cilat prekin cilësinë e shëndetit dhe të jetesës dhe kufizon mundësinë për arsimim. Ne po punojmë me qendrën shqiptare për ta bërë këtë projekt më të mirin e mundshëm", ka deklaruar Filip de Huero, zv/president i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qëndrore.

Veprimi i panelit të inspektimit për rastin e TEC të Vlorës ka nisur në maj të 2007-të pas një kërkese për inspektim nga Aleanca qytetare për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Ky nuk është rasti i parë që projektet e Bankës Botërore devijohen rrugës. Vitin e shkuar ishte rasti i ndërtimeve në Jalë, të cilat u përfolën gjatë në media, ndërsa kjo bankë shkarkoi të gjitha përgjegjësitë e saj pranë autoriteve shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›