E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç:Nuk janë mbrojtur serbët nga sulmet

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, u ka dërguar një notë protestë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun dhe Çekisë, si vendi kryesues i radhës për presidencën e Bashkimit Europian, nëpërmjet së cilës thekson se KFOR-i, EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kanë reaguar në kohën e duhur për të penguar sulmet kundër serbëve. Kreu i shtetit serb, Tadiç, thekson se "qëllimi i autoriteteve kosovare dhe i "ekstremistëve shqiptarë" siç i cilësoi ai, është që me dhunë të provokojnë konflikte me serbët në mënyrë që të pengojnë zbatimin e marrëveshjes së përbërë prej gjashtë pikash midis Kombeve të Bashkuara dhe Serbisë, të konfirmuar në Këshillin e Sigurimit, kundër së cilës është deklaruar më herët prishtina zyrtare. Ai ka kërkuar nëpërmjet letrës dërguar liderëve të lartë ndërkombëtarë, që të merren masa urgjente për mbrojtjen e serbëve të rrezikuar. Boris Tadiç shtoi gjithashtu se ka munguar reagimi adekuat i forcave paqeruajtëse që janë të ngarkuara për mbrojtjen dhe sigurinë e serbëve ".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›